PRISHTINË, 19 nëntor/ATSH/. - Kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi, në mbledhjen e Qeverisë ka thënë se duhet të kenë përgjegjësinë si bartës të institucioneve dhe partive, të krijiojne institucione të reja të dala nga zgjedhjet e 8 qershorit, të vlerësuara si të lira, demokratike. Ai tha se ka besim në krijimin e institucioneve në ditët e ardhshme, ben te ditur KosovaPress.
Në mbledhjen e qeverisë u miratuan edhe një sërë propozim-vendimesh si dhe u bë miratimi i kërkesës së ministrit të FSK-së, Agim Çeku, për shtyrjen e rivarrimit të eshtrave të Isa Boletinit më 16 janar në 99 vjetorin e rënies së tij. /a.ke/