Kosovë, Thaçi-Kurtit: Bëhu i
përgjegjshëm ndal manipulimet

Kosovë, Thaçi-Kurtit: Bëhu i <br />përgjegjshëm ndal manipulimet
PRISHTINE- Kryeministri Hashim Thaçi ishte tepër i ashpër ndaj kryetarit të Vetëvendosjes i cili dje organizoi një protestë para godinës së kryeministrisë kundër takimit Thaçi- Daçiç dhe fillimit të dialogut

Protesta u shoqërua me përleshje mes protestuesve dhe forcave të policisë e cila përdori gazin lotsjellës për të shpërndarë turmën. Nga ana e saj Protestuesit hodhën domate dhe bojë të bardhë mbi forcat e policisë.

“Ftoj liderin e Vetëvendosjes që debatin të mos e zhvendosë në rrugë dhe idetë dialoguese të mos i zëvendësojë në beteja të dhunshme. Betejat e humbura në Parlament nuk duhen të zhvendosen në rrugë. Kjo nuk është demokraci. Ftoj Kurtin të jetë i përgjegjshëm dhe të ndalojë manipulimet, të ndërpresë njollosjen e polciisë së Kosovës”- tha kryeministri Hashim Thaçi i cili sot paradite thirri një konferencë të jashtëzakonshme shtypi.

“Askush nuk duhet të ndjellë vravrasje. Nuk ka të drejtë të ndjell kaq shumë urrejtje. E ftoj të vijë e debatojë në Parlament të dëgjojë argumentet dhe të paraqesë shqetësimet. Jo në rrugë dhe dhunshëm, jo duke sulmuar insititucionet me veprime të dhunshme”- nënvizoi Thaçi.

Kryeministri i Kosovës tha se për protestën e djeshme nuk ishte marrë leje. “Nëse duan protestë të komunikojnë dhe të marrin lejen nga polciia. Policia do t’i mbrojë protestuesit. Ata janë në shërbim të sigurisë së qytetarëve.”

THACI: DUHET MATURI, PROTESTA E DJESHME E PAPRANUESHME

Duke iu drejtuar qytetarëve Thaçi ftoi qytetarët për mature, sjellje, dhembshuri dhe veprime demokratike, dhe e quajti protestën të papranueshme.
“Interesi nacional duhet të na bashkojë e jo të na konfrontojë. …Të nderuar qyetatarë këtu nuk ka palë e konflikt. Të gjithë kemi qëllim konsolidimin dhe forcimin e shtetit të Kosovës. Pamjet e ditës së djeshme janë të papranueshme. Si kryeministër e si prind jam i tronditur thellësisht, ftoj liderin të mos vazhdojë të manipulojë me ndjenjat e njerëzve dhe të mos e zhvendosë debatin në rrugë. Nuk është hera e parë që debatet e humbura në Parlament zhvendosen në rrugë. Ka diçka përtej kalkulimeve elektorale është përgjegjësia ndaj së ardhmes. “



vijon

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës