PRISHTINË, 10 Janar/ATSH/- Zv/kryeministri e ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, bëri të ditur se të hënën do jetë në një vizitë në Shqipëri.
"Falënderoj Universitetin Publik të Tiranës për nderimin e madh që më kanë bërë, duke më ndarë çmimin Doctor Honoris Causa, që do ta marrë në Tiranë këtë të hënë gjatë vizitës sime në Shqipëri. Këtë doktoraturë honorifike me motivacion lirinë, unë ia dedikoj bashkëluftëtarëve të mi të rënë në luftë", shprehet Thaçi.
Më tej në Facebook, ai shkruan, "ne të gjithë përulemi me nderim para veprës së atyre që nuk kursyen as jetën për lirinë. Atyre u takojnë lëvdatat më të mëdha./m.m/