Qeveria e Kosovës vendosi sot për themelimin e Muzeut të Paqes "Anton Çetta". Ky vendim është pika e njëmbëshjetë dhe e parafundit e axhendës së mbledhjes së qeverisë së Kosovës, nën drejtimin e kryeministrit Hashim Thaçi, e cila sapo ka nisur.

Profesor Cetta ishte prijës i pajtimeve të shqiptarëve, si pjesë e lëvizjes për liri, pavarësi e demokraci në Kosovë në vitet nëntëdhjetë, në kushtet e dhunës dhe okupimit të egër.

Mbledhja mbahet një ditë para vazhdimit nesër të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës të 17 korrikut, ku sipas njoftimit zyrtar të sapodërguar, e vetmja pikë e rendit të ditës është Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit./ATSH/