Kosovë: Tirana retorikë patriotike
Heqja e TVSH përjashton produktet

Kosovë: Tirana retorikë patriotike<br />Heqja e TVSH përjashton produktet
TIRANE - “Jam i shqetësuar me Vendimin e Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë VKM Nr. 180 i datës 13.02.2013, ku është bërë përjashtimi nga TVSH i tubave plastike dhe tubave me fibër qelqi (të hapura dhe të mbyllura), por ku nuk përfshihen edhe tubat e çelikut.

Ky vendim skualifikon prodhimet kosovare, të prodhuara në Neëco IMK Pipe Factory L.L.C në Ferizaj nga një konkurrim i barabartë në tregun shqiptar, sepse çmimi i këtij prodhimi është 20% (prej TVSH-së) më i lartë.

E gjithë kjo, do të ndikojë që partnerët në Shqipëri të hezitojnë të blejnë tubat e çelikut”, deklaroi dje kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu gjatë takimit me Arianit Vllahiu, drejtor menaxhues i Neëco IMK Pipe Factory L.L.C në Ferizaj.
 
ANKESA

Vllahiu shprehu keqardhje për këtë Vendim të Këshillit të Ministrave të Shqipërisë, por, njëkohësisht, edhe habinë pse merret një vendim aq përjashtues. Sipas tij, Vendimi për përjashtim nga TVSH-ja është marrë për të gjitha llojet e tubave, përfshirë edhe ato të çelikut, por ka ndodhur një gabim administrativ dhe procedurial gjatë hartimit të listës për përjashtimin nga TVSH-ja të makinerisë dhe pajisjeve të tjera shoqëruese dhe tubat e çelikut kanë mbetur jashtë listës.

Sipas përfaqësuesit të biznesit nga Ferizaj, për ndërmarrjen e tij tregu shqiptar është shumë i rëndësishëm, prandaj ka kërkuar nga Oda Ekonomike e Kosovës që, me autoritetin e saj, të ndihmojë në arritjen e qëllimit për një barazi konkurruese në Shqipëri dhe të ndikojë në ndryshimin e Vendimit të marrë nga Këshilli i Ministrave i Shqipërisë VKM Nr. 180 të datës 13.02.2013, theksoi ai.

Ndërmarrja Neëco IMK Pipe Factory L.L.C në Ferizaj është një nga ndërmarrjet më të mëdha në Evropën Juglindore në industrinë e prodhimit të tubave dhe profileve prej çeliku dhe humbja e këtij tregu do të kishte efekte negative të shumëfishta për ekonominë kosovare.

Nga ana e tij, kreu i Odës kosovare Gërxhaliu tha se do të bëjmë çmos që të kontaktojmë institucionet kryesore në Shqipëri, në mënyrë që ky problem të eliminohet sa më shpejt, sepse është koha për bashkëpunim ekonomik reciprok dhe jo që marrëdhëniet midis dy shteteve - të një populli të ndarë - të karakterizohen vetëm nga një idealizëm politik dhe patriotizëm folklorik.
 
PENGESAT

Më parë, nga pala shqiptare janë krijuar pengesa administrative doganore për hyrjen e produkteve të tilla si patatja nga Kosova, që ka shkaktuar edhe falimentim të shumë agrobizneseve kosovare. Ndërkohë, Prishtina është kundërpërgjigjur me një bllokim të përkohshëm të hyrjes së çimentos të prodhuar në territorin e Republikës së Shqipërisë, duke përshkallëzuar konfliktin ekonomik midis dy vendeve, që duhej të kishin ekonomi plotësuese të njeri-tjetrit.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 02.07.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

VIDEO nga Shëngjini/ Digjet një shtëpi pushimi te Rana e Hedhun, flakët rrezikojnë dhe Kishën! Ndërhyn helikopteri

VIDEO nga Shëngjini/ Digjet një shtëpi pushimi te Rana e Hedhun, flakët rrezikojnë dhe Kishën! Ndërhyn helikopteri