Universitetet publike në Kosovë dhe institucionet e tjera të arsimit të lartë u informuan sot gjatë një konference me programet, që ofron projekti i Erasmus +, i cili financohet nga Bashkimi Evropian në Kosovë dhe mundësinë e përfitimit të tyre për periudhën 2014-2020.
Konferenca, e organizuar në kuadër të projektit "Ngritja e Autonomisë dhe llogaridhënies financiare në institucionet publike të arsimit të lartë në Kosovë", do të vazhdojë gjatë gjithë ditës ku institucionet e arsimit të larë do të kenë mundësi të informohen me programet e studimit që ofron ky projekt.
Ministri i Arsimit, Ramë Buja, tha se "deri tani Kosova ka pasur 60 projekte me programin Tempus dhe tani me Erasmus +, të cilat kanë qenë inkurajuese.
Ai i ka ftuar institucionet e arsimit të larë që të gjejnë bashkëpunim edhe në të ardhmen me këtë program.
"Uroj që programet që do të fitohen këtu dhe më tutje të ketë mundësi të koordinohen edhe nga Kosova, por asgjë nuk na pengon që këto të koordinohen nga të gjitha vendet e rajonit dhe natyrisht ky këmbim, ky kombinim i njohurive dhe i programeve dhe i projekteve që i kemi në rajon dhe më gjerë për ne do të jetë shumë pozitiv dhe do të jetë shumë përfitues në aspektin edhe cilësor, mësimor organizativ, por edhe hulumtues pse jo", theksoi Buja.
Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Christof Stock, tha se "përmes aplikimit në këto programe, arsimi i lartë në Kosovë do të zhvillohet më shumë".
"Ne e dimë që iu duhen investime të shumë kapaciteteve tuaja për të përgatitur një aplikacion të mirë, por është e vlefshme për të bërë një punë të tillë dhe programet e mëhershme që janë implementuar përmes Tempus-it kanë treguar, që ky ka qenë një investim shumë i vlefshëm", deklaroi ai.
Kurse, zyrtarja e politikave në zyrën e BE-së, Helene Skikos, tha se "BE-ja i ka ndarë 20 për qind të buxhetit vetëm për Ballkanin Perëndimor dhe se është shumë e rëndësishme që kjo pjesë e botës të jetë përfituese e programeve të arsimit në këtë projekt".
Gjatë ditës, zyra e BE-së në Kosovë do të paraqesë shumë programe të studimit, në të cilat kanë mundësi të aplikojnë institucione të arsimit të lartë në vendin tonë.
ATSH
/Shqiptarja.com