PRISHTINË - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, ka pritur sot në një takim drejtuesit e Shoqatës së Verëtarëve të Kosovës "Enologjia", me të cilët ka biseduar për Programin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural të këtij viti, si dhe për programin e përgjithshëm për këtë mandat.
Ministri Krasniqi vlerësoi angazhimin e verëtarëve dhe theksoi se verëtaria është një prej fushave që ka kontribuar në zhvillimin ekonomik të vendit dhe sipas tij mund të konsiderohet një rrëfim i suksesit në përgjithësi. Gjatë këtij takimi, ministri Krasniqi theksoi se do t'i kushtojnë rëndësi të veçantë edhe krijimit të mundësive për rritjen e eksportit të verërave kosovare në vende të ndryshme të botës, rritjes së cilësisë dhe aspekteve të promovimit.
Në anën tjetër, kryetari i Shoqatës, Nevzat Haxhijaha, falënderoi ministrin për bashkëpunimin dhe gatishmërinë e tij për rritjen e mbështetjes për këtë sektor. Ai prezantoi disa nga të arriturat dhe planet për të ardhmen, duke shprehur vullnetin për angazhim edhe më të madh në cilësi të verës dhe promovim të saj. /ATSH/
/Shqiptarja.com