/ATSH/- "Viti 2015 do të jetë vit i sfidave të mëdha, por ju siguroj po ashtu, se viti që vjen, do të jetë vit i sukseseve të mëdha për Republikën e Kosovës'" deklaroi sot kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Kryeparlamentari kosovar me rastin e fundvitit, organizoi pritje për gazetarët, kryeredaktorët e mediave, xhiruesit dhe fotoreporterët që ndjekin punën e Kuvendit të Kosovës.
Duke iu drejtuar të pranishmëve, kryeparlamentari Veseli, theksoi nevojën e bashkëpunimit të mëtejshëm mes Kuvendit dhe mediave.

Ai po ashtu vlerësoi qëndrimin kritik të mediave, për të cilin tha se ai ndihmon në punë më të mirë dhe në transparencë edhe më të madhe të punës së Kuvendit.