Lëvizja Vetëvendosje i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese t’i pezullojë afatet kushtetuese përkohësisht lidhur me zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës, pak minuta para afatit për emërimin e tij.
Anëtarja e kësaj partie, kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, shkroi në Facebook pak para mesnatës se “sapo i jemi drejtuar Gjykatës Kushtetuese lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurës për zgjedhjen e presidentit të Kosovës”.
“Kemi kërkuar që Gjykata Kushtetuese të vendosë masë të përkohshme për pezullimin e afatit kushtetues që lidhet me procedurën e zgjedhjes së Presidentit, deri në publikimin e aktgjykimit”, shkroi ajo.
Ajo theksoi se për ketë është njoftuar edhe presidentja Vjosa Osmani.
Ndërkohë, Arbërie Nagavci nga kjo parti, tha se gjykatës do t’i kërkojnë edhe masa kundër deputetëve të opozitës, të cilët nuk morën pjesë në seancë dhe kështu pamundësuan votimin për president.
“Presim dhe bëjmë thirrje që të shqyrtohet me prioritet kjo kërkesë e jona, sepse besojmë se deputetët që nuk morën pjesë në seancë kanë shkelur Kushtetutën”, tha Nagavci.
Lajmi kryesor:
Kosovë/ Osmani kërkesë për ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet me votë nga populli! Vetëvendosja u kërkon deputetëve në Kuvend t'i votojnë









