/ATSH/.-Zëvendësdrejtori menaxhues i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Min Zhu, qëndron për vizitë dyditore në Kosovë, ku sot takohet me ministrin e Financave Avdullah Hoti, bën të ditur ninistria.
Për vizitën njofton edhe Përfaqësuesi Rezident i Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë, Frank Lakëijk. Ai dërgon ftesën për ligjeratën që do të mbahet nga Min Zhu nesër në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin Ekonomik, si dhe për konferencën e shtypit që do mbahet më pastaj në ndërtesën e qeverisë.
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka votuar pro anëtarësimit të Kosovës në këtë organzizatë në vitin 2009.
"Në votimin për anëtarësimin në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe në Bankën Botërore, Kosova ka fituar mbështetje edhe prej vendeve që e kanë njohur pavarësinë e saj, edhe prej vendeve të tjera që janë në proces të njohjes", deklaronte Hashim Thaçi, atëherë kryeministër, i pyetur nga ATSH në 4 qershor, duke theksuar se anëtarësimi është vlerësim për Kosovën