Drejtuesja e iniciativës “Guxo” dhe kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për presidente, Vjosa Osmani, edhe zyrtarisht është njeriu më i votuar në historinë e zgjedhjeve në Kosovë që prej kur ato organizohen me lista të hapura. 38-vjeçarja që mban pozitën e ushtrueses së detyrës së Presidentit, në zgjedhjet e 14 shkurtit ka marrë besimin e gjithsej 300 mijë e 788 kosovarëve.
Para Osmanit rekordin për numrin më të madh të votave e mbante ish-presidenti i ndjerë dhe themeluesi i LDK-së Ibrahim Rugova,
Në vitin 2001, Lidhja Demokratike e Kosovës mori 359 mijë e 851 vota apo 45.65 % që ishte përkthyer në 47 deputetë në Kuvendin e Kosovës. Rugova në atë kohë la pas Hashim Thaçin me Partinë Demokratike të Kosovës që kishte marrë 202 mijë e 622 vota dhe Ramush Haradinajn që me AAK-në kishte marrë afro 62 mijë vota.
Një rekord të tillë votash Osmani e ka marrë pas përplasjeve konsekuente që ka pasur me kreun e LDK’së, Isa Mustafën, dhe pas vendimit që përfundimisht t’i ndajë rrugët me partinë ku kishte nisur karrierën e saj politike e që së fundi ia kishte dhënë edhe besimin për të kandiduar për kryeministre.
Si kandidate e LDK’së për kryeministre, Vjosa Osmani, kishte humbur zgjedhjet e 6 tetorit përballë kundër kandidatit të VV’së, Albin Kurti.
.jpg)
Lajmi kryesor:
Shpallet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve në Kosovë, Vetëvendosje prek gati 50%! Vjosa Osmani më e votuara
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.3%
-
PD
13.7%
-
Partitë e vogla
20.1%
Vota total: 901
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosovë/ Abdixhiku: LDK-ja s’bën koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, por as me opozitën pa postin e kryeministrit
10 Mars, 22:03
-
Kurti akuzoi Serbinë se ndërhyri në zgjedhjet parlamentare në Kosovë, gazetari për Report Tv: Është lojë e brendshme e kryeministrit
10 Mars, 14:00
-
Qeveria e re në Kosovë, Konjufca: Bashkëpunim vetëm me pakicat jo-serbe, opozita ka qëndrim pengues
10 Mars, 12:47
-
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, viziton nesër Kosovën! Takim me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti
10 Mars, 11:06
-
Fondacioni Europian i Trajnimeve: Varfëria të lë të paditur, 82% e nxënësve në disavantazh ekonomik të dobët
10 Mars, 08:31
-
Kurti: Kemi prova se Serbia ndërhyri drejtpërdrejt në zgjedhjet tona parlamentare
9 Mars, 12:18
-
LVV kërkon rivotim të votave me post të diasporës
8 Mars, 18:00
-
Risi nga Sylvinho për Botërorin, kapiteni i Dardanëve zgjedh Kombëtaren! Rebelohen te Kosova: Duka dhe FSHF të ndalen
8 Mars, 16:42
-
Zgjedhjet në Kosovë, përfundon numërimi i votave! VV fituese e zgjedhjeve, Kurti merr 48 mandate
6 Mars, 14:22
-
Sarrazin: Të formohet sa më shpejt qeveria në Kosovë dhe të punojë aktivisht në dialog
5 Mars, 22:07
-
Manipulime në zgjedhjet e Kosovës? LVV akuzon LDK-në pas numërimit të votave të diasporës
5 Mars, 21:26
-
KQZ-ja në Kosovë numëron të gjitha votat me postë, Lëvizja Vetëvendosje mbetet e para
4 Mars, 19:39