/ATSH/.-Këshilli Drejtues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës vendosi sot që më 21 mars të fillojë procesi i zgjedhjeve brenda kësaj partie në nivel lokal dhe qëndror.
Kreu i AAK-së , Ramush Haradinaj, tha se "ky proces do të zgjasë dy muaj. Në AAK nuk do të ketë vend për njerëz që kanë abuzuar në emër të partisë e që janë ndesh me ligjin".
Ai ka folur edhe për migrimin dhe deklaratën e ministrit Aleksandër Jabllanoviç. Për kryetar të kësaj partie sërish do të rikandidojë lideri aktual Ramush Haradinaj.
Lideri i AAK-së ka folur edhe rreth ikjes së qytetarëve të Kosovës jashtë vendit duke fajësuar kështu qeverinë për këtë gjendje.
Sipas tij, pa ikur kjo qeveri nuk do të ndalet migrimi i kosovarëve drejt vendeve të BE-së.
Haradinaj tha se "ministri për Kthim dhe Komunitete Aleksandër Jabllanoviç duhet ta tërheq deklaratën e tij, ku i ka quajtur protestuesit në Gjakovë egërsira.
"AAK ka humbur shumë në zgjedhjet e përgjithshme dhe ato lokale, por jam i bindur se me reformat që do të ndodhin brenda partisë , ajo do ta rrimarrë sërish veten.", tha Haradinaj. /KosovaPress/
/Shqiptarja.com