Duket se situata politike po gjen rrugën e zgjidhjes të paktën në formimin e qeverisë.
Pas dështimit të gjashtë radhazi të seancës parlamentare më në fund Kuvendi i Kosovës do të ketë sërish kryetar të saj Kadri Veselin.
Ndërkohë, në këtë seancë janë zgjedhur edhe 3 nënkryetarët e Kuvendit: Xhavit Haliti, Aida Dërguti dhe Kujtim Shala.
Mbajtja e seancës është rezultat i marrëveshjes së arritur orët e vona të së mërkurës mes liderëve të PDK, AAK, Nismës, AKR, përfaqësuesve të Listës Serbe dhe pakicave të tjera.
Seanca e sotme, ishte vazhdimësi e seancës konstituive të 3 gushtit, e cila u ndwrpre gjashtë herë, për shkak të mungesës së votave për zgjedhjen e kryetarit të ri të këtij institucioni.
Zgjedhjen e Veselit nuk e kanë përkrahur Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje.
Për Veselin kanë votuar 62 deputetë, kundër 52, ndërkaq nuk kishte abstenime.
Pas zgjedhjes së kryetarit, deputetët kanë votuar edhe tre nënkryetarët e rinj, të cilët përbëjnë Kryesinë e re të Kuvendit.
Nënkryetarë janë zgjedhur, Xhavit Haliti nga Partia Demokratike e Kosovës, Aida Dërguti nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Kujtim Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Nga momenti i zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve, Kuvendi konsiderohet i konstituar.
Bazuar Kushtetutën e Kosovës, i takon koalicionit PDK, AAK, Nisma, AKR dhe pakicat që të nominojnë edhe zyrtarisht mandatarin për formimin e Qeverisë së re.
Pritet që ai të jetë lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Sipas procedurave, Haradinaj duhet të marr bekimin e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, i cili i drejtohet Kryesisë së re të Kuvendit me kërkesën për thirrjen e seancës për zgjedhjen e Qeverisë.
Pas konstituimit të Kuvendit, votimi për Qeverinë mund të ndodhë që nga sot pasdite apo edhe brenda periudhës kohore prej 15 ditëve.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com