Në Prishtinë u zhvillua sot takimi i tretë formal, rajonal, i komisioneve për armë të vogla dhe të lehta.
Sipas KosovaPress, përfaqësuesi i zyrës së Bashkimit Evropian, Thomas Gnocchi, tha se "në përputhje me strategjinë e BE-së për armë të vogla dhe lehta, ky projekt ka për qëllim që të forcojë dhe më shumë sistemet kombëtare për kontroll dhe që të vazhdojë të kujdeset për multilateralizmin për t'i bërë mekanizmat regjionalë të parandalojnë përhapjen e armëve të vogla dhe të lehta dhe municionin e tyre".
Sipas tij, themelimi i komisioneve për armë të vogla dhe lehta dhe procesi i shkëmbimit të informatave në kornizën e vendimit të Këshillit të Bashkimit Evropian, sjellin së bashku përfaqësuesit e të gjitha institucioneve të angazhuara në kontrollimin e armëve, gjë që do të rrisë edhe me tej bashkëpunimin rajonal dhe shkëmbimin e njohurive në këtë fushë.
Më tej, ai u shpreh i kënaqur me këtë iniciativë, që do të mbahet për dy ditë në Kosovë, duke vlerësuar se ky bashkëpunim rajonal, do të jetë çelës për shumë zhvillime pozitive në rajon për të luftuar krimin kufitar.
Përfaqësuesi i UNDP-së, Andrew Russell, tha se "UNDP-ja, është e përfshirë në këtë çështje. UNDP ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm përgjatë dekadës së fundit duke i ndihmuar qeveritë rreth botës për të adresuar në mënyrë taktike dhe gjithëpërfshirëse trafikimin dhe përhapjen e shpejtë të armëve të vogla dhe lehta".
"UNDP-ja, ka forcë të ndërtojë kapacitete njerëzore dhe institucionale", tha Russell.
Takimi i tretë formal, rajonal, i komisioneve për armë të vogla dhe të lehta është pjesë e një procesi të lançuar përmes një projekti të financuar nga Bashkimi Evropian, sipas vendimit të Këshillit të BE-së, në mbështetje të aktiviteteve për kontrollim të armëve dhe çarmatim të Organizatës së Evropës Lindore dhe Jug-Lindore për kontrollimin e armëve të vogla dhe të lehta (SEESAC) në Evropën Jug-Lindore dhe në kuadër të kornizës së Strategjisë së BE-së për të luftuar grumbullimin e paligjshëm dhe trafikimin e armëve të vogla dhe armëve të lehta (SALë) dhe municionin e tyre.
Qëllimi i këtij projekti është krijimi dhe lehtësia i procesit për shkëmbimin e informatave rajonale përmes sjelljes së përfaqësuesve të Komisioneve të SALË nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Moldavia, Mali i Zi, Kosova, Serbia dhe ish Republika Jugosllave e Maqedonisë
ATSH
/Shqiptarja.com