Kosovë, zyrtare: Nuk do të ketë
liberalizim vizash edhe këtë vit

Kosovë, zyrtare: Nuk do të ketë<br />liberalizim vizash edhe këtë vit
Zëvendësministrja e Integrimit Evropian, Anila Statovci-Demaj ka bërë me dije se edhe këtë vit nuk do të ketë liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës.

Ajo thekson se kushti i ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi është guri i fundit që duhet lëvizur.

Statovci-Demaj në një intervistë për gazetën ‘Epokën e re’ megjithatë ka thënë se do të tejkalohet edhe kjo pengesë në mënyrë që të mundësohet lëvizja e lirë për qytetarët.

Pavarësisht vonesave në procesin e liberalizimin të vizave, ajo ka vlerësuar se Kosova është drejtuar tërësisht kah Bashkimi Europian, si e vetmja alternativë zhvillimore.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim grupin me 11 persona, mes tyre Erzen Breçani e Dedan Gjoni

SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim grupin me 11 persona, mes tyre Erzen Breçani e Dedan Gjoni