Kosovë/Albin Kurti: Vendimi i Kushtetueses për dekretin e Thaçit i paprecedentë, populli në revolta qytetare

Kosovë/Albin Kurti: Vendimi i Kushtetueses për dekretin e Thaçit i paprecedentë, populli në revolta qytetare

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka reaguar përmes një postimi në facebook në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila e quajti dje të ligjshëm dekretin e presidenti Thaçi për ti dhënë të drejtë LDK për të formuar qeverinë e re. 

Kurti shkruan se ‘Fatkeqësisht, Gjykata Kushtetuese u rreshtua me kapësit e shtetit”, se vendimi ishte i paprecedentë në botën demokratike, shkruan se vendimi është përtej imagjinatës së çdo niveli logjik dhe juridik.

“Beteja jonë vazhdon, bashkë me popullin e vetëdijësuar, kundër kësaj kaste të korruptuar”, - shkruan Kurti në facebook.

Nga ana tjetër, Ministri i Jashtëm në detyrë Glauk Konjufca, e ka quajtur “skandaloz” vendimin e kushtetueses dhe ka daklaruar se fjala e fundit e gjykatës do të shkaktojë “revoltë qyrtetare”.

Postimi i Albin Kurtit në Facebook

Mbrëmë natën, në orët e vona, morëm njoftimin nga Gjykata Kushtetuese lidhur me Aktgjykimin për dekretin antikushtetues të Presidentit.

Le të themi qysh në fillim, se në tekst dhe nëntekst nuk gjendet shumë lidhur me çështjet kushtetuese sa me metodën e pashembullt të shprehjes së parullave disiplinuese-ndëshkuese.

Mund të gjenden pak ose aspak raste në botën demokratike kur fituesi i zgjedhjeve dhe vetë qeveria në detyrë janë të gatshëm për zgjedhje të reja dhe kjo ju pamundësohet nga Gjykata Kushtetuese dhe Presidenti duke u thirrur në shumica fiktive në Kuvend dhe duke spërdredhur deklarimet dhe shkaqet objektive siç ishte gjendja e rëndë e pandemisë.

Në vend se të bëjë interpretim të Kushtetutës, Gjykata duket se kishte këtë qasje: meqë presidenti ka të drejtë, le të përpiqemi ta arsyetojmë.

Gjykata ka theksuar se në vitet 2010 dhe 2017, pas mocioneve të suksesshme të mosbesimit, nuk ka pasur vullnet dhe as shumicë në Kuvend për të formuar një Qeveri të re, mirëpo se si e kanë konstatuar këtë nuk dihet, pasi shpërndarja e Kuvendit ka qenë automatike.

Është e vërtetë që Presidenti s’ka një të drejtë absolute për të shpërndarë Kuvendin, por, pikërisht për këtë arsye, ajo është e kufizuar në mocionin e mosbesimit si kriter për këtë.

Gjykata e ka shkruar njoftimin në mënyrë të atillë thua se fituesi i zgjedhjeve nuk ekziston fare, sikur fituesi të jetë inexistent. Ndërkaq, në anën tjetër, Gjykata shlyen dallimin midis shkarkimit dhe dorëheqjes së ekzekutivit.

Gjykata paragjykon kur thotë se fituesi jo vetëm që s’ka propozuar një kandidat, por as që ka shprehur interesimin për një gjë të tillë. Kjo nuk qëndron, sepse në vazhdimësi është theksuar nga ne se fituesi i zgjedhjeve nuk po heziton dhe nuk po refuzon.

Në disa raste Gjykata në vend të interpretimit është marrë me shkrim e rishkrim të Kushtetutës, psh. në pikat 13 dhe 18.

Formulimet e llojit “... Gjykata thekson se është e vetëkuptueshme, që ky “konsultim” formal, duhet të përmbyllet sa më shpejtë që të jetë e mundur dhe ngërthen në vetvete kërkesën për dinamikë të shpejtë ndërveprimi”, apo, “E drejta për të propozuar mandatarin për Kryeministër është edhe përgjegjësi edhe privilegj” përbëjnë shembuj eklatant të kreativitetit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në shprehjen e admirimit të tyre ndaj vendimeve të Presidentit të vendit.

Një vlerësim të plotë e të hollësishëm nga këshilltarët tonë ligjorë do të mund ta kemi pasi ta marrim tekstin e plotë të Aktgjykimit.

Fatkeqësisht, Gjykata Kushtetuese u rreshtua me kapësit e shtetit. Ajo foli për veten, më parë e më shumë sesa për çështjen që trajtoi. Ajo e vulosi veten, ajo e zhvlerësoi veten.

Beteja jonë vazhdon, bashkë me popullin e vetëdijësuar, kundër kësaj kaste të korruptuar.

Për fund, ne njëmend nuk kemi pasur shpresa të mëdha për vendimin e Gjykates Kushtetuese, mirëpo, ky vendim është përtej imagjinatës e nën çdo nivel (logjik e juridik). Si i padrejtë, ai është i papranueshëm. Për hapat tjerë politik do të njoftojmë qytetarët në ditët në vijim.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kosovari: 02/06/2020 10:21

    Dekreti nuk eshte I Thacit,po I Presidentit te Republikes se Kosoves,Kushtetuesja eshte Kushtettua e Kosoves,e Kushtetuta e Kosoves eshte populli I Kosoves,Populli I Kosovges dhe territori I saje, Jane Republika e Kosoves.Leni inatet e zilite,Sejcili nga vendi,pozita dhe obligimet e veta per popullin dhe ndaj shtetit te Kosoves,Republika e Kosoves do funkcionoje natyrshem.

    Përgjigju
  • Sokrati: 29/05/2020 17:30

    Albin pervish menget dhe shtroju punes...mos promovo sherr e konflikt... ndoshta vendimi esht i padrejt por nqs do ta meritosh ne te verter qeverisjen fito me shumic dhe mbyllja gojen presidentit dhe interpretimet e gjykates

    Përgjigju
  • Emi: 29/05/2020 14:32

    Prenimi nuk don politikaj te nershum si kurti, por don kuklla e hajna e imurala si me ba ca doj a to. Kjo po noll ne shqipnin edhe ne kosove

    Përgjigju
  • O tej: 29/05/2020 12:40

    O Albin dru me pre je... o Suxhuk Kosove.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut