Gjykata Kushtetuese në Kosovë tha se po bëhet presion dhe ka tendencë për ndërhyje në pavarësinë e punës së saj, duke e dënuar ashpër çdo diskurs publik që si objektiv ka Gjykatën Kushtetuese.
Gjykata Kushtetuese tekstualisht përmendi se po ndjek me shqetësim "diskursin politik kërcënues që po zhvillohet ditëve të fundit nga presidenti dhe kryeministri në detyrë, si dhe bartës të tjerë të funksioneve institucionale dhe politike”."Këta zyrtarë duke akuzuar njëri-tjetrin për presion ndaj Gjykatës Kushtetuese nga pala tjetër, po mundohen të ndikojnë apo paragjykojnë vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e dekretit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për caktimin e mandatarit për krijimin e Qeverisë së re të Kosovës.
Gjykata Kushtetuese dënon po aq ashpër edhe përfoljen e gjyqtarëve individualë, si persona që kanë autorizime apo përgjegjësi vendimmarrëse individuale në këtë çështje.” Në reagimin e gjykatës dënohet ashpër ndërhyrja në pavarësinë institucionale, si dhe përpjekjet e aktorëve politikë dhe institucionalë, për të përfshirë Gjykatën Kushtetuese në debate politike ditore.
Më datën 30 prill, presidenti Hashim Thaçi, dekretoi Avdullah Hotin nga Lidhja Demokratike e Kosovës LDK, si kandidat për ta formuar qeverinë e re të Kosovës, pas rrëzimit të qeverisë së Kurti më 25 mars.
Vetëvendosja e Albin Kurtit këtë dekret e kundërshtoi duke e dërguar në Gjykatën Kushtetuese. E kjo e fundit e pezulloi dekretin e Thaçit deri më 29 maj derisa të marrë vendim për ligjshmërinë e këtij vendimi.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.7%
-
Pak
9.4%
-
Aspak
73.9%
Vota total: 180
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Davos/ Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
24 Janar, 07:53
-
Kërkon heqjen e sekuestros për pronat dhe llogaritë bankare, Gjykata Kushtetuese seancë më 18 shkurt për Arben Ahmetajn
23 Janar, 09:19
-
Serbia 'mobilizohet' për zgjedhjet në Kosovë
22 Janar, 22:25
-
Lëvizja Vetëvendosje: Kosova, në disavantazh përballë Serbisë për faj të Biden! Richard Grenell: E komplimentuat 4 vite dhe shkonit në konventat e tij
22 Janar, 20:38
-
Kosova nënshkruan Marrëveshje për Tregti të Lirë me EFTA-n
22 Janar, 17:38
-
Ligji për Akademinë e Shkencave, shtyhet seanca në Gjykatën Kushtetuese, Ina Zhupa: Rama kërkon të kapë këtë institucion me njerëz politik
22 Janar, 11:05
-
Strohmeyer: S’e kam parë Thaçin duke dhënë urdhra
21 Janar, 16:52
-
Trump dhe Kosova, çfarë pritet gjatë mandatit të dytë presidencial
20 Janar, 17:38
-
Azgan Haklaj: Largimi i Albin Kurtit – Imperativ Kombëtar!
19 Janar, 18:35
-
Berisha kujtohet pas 34 vjetësh: Dëmshpërblimin të plotë për ish-të përndjekurit brenda mandatit të parë! Sulmon Gjykatën Kushtetuese
18 Janar, 12:54
-
Afera Partizani/ Kërkoi shfuqizimin e arrestit në shtëpi, Kushtetuesja rrëzon sërish Berishën: Pretendime të pabazuara! Kuvendi nuk shkeli ligjin me dhënien e autorizimit
17 Janar, 18:40
-
Kosovë, gjobiten 3 parti për gjuhë urrejtjeje dhe denigruese! Ja sa do paguajnë LDK, AAK dhe LDK
17 Janar, 12:56
HUSHTETUESJA ESHTE kUSHTETUTA E kOSOVES.Andaj ligjesisht,mos te dalim naiv,te pakuptueshem e mosrrespetiv ndaj te drejtes dhe ligjit,te cilat natyrshem I kemi krijuar vet,apo edhe me ndihmen e atyre qe kane pervoje me te hershme se ne, tani jo natyrshem dhe anormale del, mosrespektimi i vetvetes dhe te drejtes, per te cilat kemi bere perpjekje shekullore.
Përgjigju