Kosovë/Kryeministri Avdullah Hoti paralajmëron për valën e dytë të COVID-19

Kosovë/Kryeministri Avdullah Hoti paralajmëron për valën e dytë të COVID-19

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka paralajmëruar se Kosova mund të përfshihet nga vala e dytë e infektimeve me koronavirusi.

Kjo sipas kreut të qeverisë mund të ndodhë pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 ditëve të fundit.

“Në bazë të trendit të ditëve të fundit me raste të reja të infektimeve, ky rrezik është shumë real. Mund të preken edhe më shumë jetë njerëzish, do të thellohet kriza ekonomike, ndërsa do të stërngarkohet sistemi i shëndetësisë”, ka shkruar kryeministri Hoti në llogarinë e tij në Facebook.

Ai ka kërkuar nga qytetarët që të kenë parasysh masat obligative për mbrojtje nga COVID-19, sëmundja që e shkakton koronavirusi.

“Vendosni maska gjatë gjithë kohës në hapësira publike, shmangni prekjen e syve, hundës dhe gojës me duar të papastra, pastroni dhe dezinfektoni shpesh objektet dhe sipërfaqet e prekura siç janë tavolinat, tastierat, telefonat, parmakët dhe rezat e dyerve, mbajeni distancën fizike, nuk lejohet më shumë se 1 person në 8 metra katrorë në lokale, pronarët e lokaleve janë të obliguar të publikojnë numrin maksimal të lejuar të personave para hyrjes së lokaleve”, ka shkruar Hoti.

Kryeministri Hoti ka thënë se lehtësimi i masave për lëvizje të lirë ka qenë i domosdoshëm, por ka kërkuar që të zbatohen me përpikëri masat mbrojtëse.

Që nga 13 marsi ku u shfaqen rastet e para me koronavirus në Kosovë, deri më tani janë regjistruar 1,486 raste. Prej tyre janë shëruar 953 persona, ndërkaq 32 pacientë kanë vdekur.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare