Kosovë-Shqipëri përmbyllin edicionin e tretë të Javëve Kulturore Ndërkombëtare! Zbuloni aktivitetet që do të organizohen nga data 21 deri më 30 Nëntor

Java kulturore kombëtare

Për shtatë muaj me radhë, Tirana dhe shumë qytete të tjera të Shqipërisë u gjallëruan nga qindëra aktivitete kulturore, organizuar në kuadër të Javëve Kulturore Ndërkombëtare, program i Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Gjithçka nisi me Javën Kulturore të Evropës, ndërsa për herë të parë pjesë e këtij edicioni të tretë, u bënë edhe shtete si Brazili dhe Meksika, që sollën në vendin tonë më të mirën e tyre.

Javët Kulturore Ndërkombëtare, pjesë e së cilës ishin 20 shtete të ndryshme do të përmbyllen me Kosovën që sëbashku me vendin tonë, nga data 21 deri më 30 Nëntor do të organizojnë një mori eventesh artistike në Tiranë, Durrës dhe Shkodër.

Aktivitetet nisin me një workshop edukues për fëmijë tek Galeria Kombëtare e Arteve në Tiranë.

Fëmijët do të kenë mundësi  të njihen nga afer me regjistrin e katalogut fizik te bibliotekarit. Gjithashtu të shikojnë nje video dokumentar mbi GKA ku do njihen me godinën ekzistuese dhe sallat ekspozuese dhe do të diskutojnë rreth artistëve më të njohur dhe veprave të tyre në fushën e Artit Figurativ.

Aktivitetet do të vijojnë me një eksopozitë me në fokus inteligjencën artificiale që do të hapet më 22 Nëntor në teatrin Aleksandër Moisiu dhe Qendrën Kulturore për fëmijë në Durrës. Biseda-Ekspozitë me Artistin Eshref Qahili: "Arti bashkëkohor kosovar në kohën e inteligjencës artificiale", që është pjesë e Bienales Ndërkombëtare të Artit Bashkëkohor, promovon artin bashkëkohor kosovar dhe thekson rëndësinë e ndërveprimit kulturor ndërmjet dy vendeve tona.

Paralelisht në këtë ditë, por në kryeqytet në hollin koncertor të Teatrit të Operës dhe Baletit në Tiranë do të mbahet koncerti “Side by Side”. Do të jetë sopranoja Besa Llugiqi dhe pianisti Misbah Kaqamak që do të sjellin një performancë unike, duke ngjitur në skenë pjesë nga dy gjenitë botëror të muzikës klasike, Schumman dhe Strauss.

Kurse më 23 Nëntor, tek Piramida do të mbahet Projekti “Të kam në mendje” i Malda Susuri që synon të adresojë sfidat e shëndetit mendor me anë të ndërgjegjësimit dhe reduktuktimit të stigmës me qëllim krijimin e një komuniteti mbështetës që ndihmon dhe fuqizon individët të përballen më mirë me këto probleme.

Më 25 Nëntor në ora 11:00 në kuadër të 80-vjetorit të Çlirimit, do të keni mundësinë të shikoni koleksionet dhe materialet që pasqyrojnë momentet kryesore të çlirimit. Po ashtu në këtë ditë, më 25 Nentor, tek COD në Kryeministri do të mbahet sfilata “Krenari mbi supe” që do të sjellë punime të kostumeve tradicionale nga Fëmijët e Kursit të Kostumografisë. Ndërsa në orën 18:00, në ArTurbina në Tiranë do të mbahet koncerti “Jehonë Shqiptare” që do të ngjisë në skenë artistë profesioniste që kanë bërë historinë e artit shqiptar por edhe më gjerë, si nga Shqipëria dhe nga Kosova. Ndërsa në orën 19:00 tek Teatri i Operës dhe Baletit në Tiranë, do të mbahet opera e parë kosovare "Goca e Kaçanikut”. Një histori dashurie, trimërie dhe lirie, e bazuar në novelën e Milto Sotir Guros e sjellë në jetë me regjinë e regjisorit Nikolin Gurakuqi, ky produksion vjen si një homazh për Festën e Flamurit.

Kurse nga data 26 deri më 30 Nëntor, në Biblotekën Kombëtare do të çelet një eksopozitë për 150 Vjetorin e Lindjes së At Shtjefën Gjeçovit, veprat kërkimore të së cilit apo mbledhja e traditave shqiptare, veçanërisht kodifikimi i Kanunit të Lek Dukagjinit, mbeten një thesar i pazëvendësueshëm për kulturën dhe traditën tonë.

Shkodra Elektronike, projekt muzikor i dy emigrantëve shqiptarë të rritur në Itali, shumë larg qytetit të tyre mëmë, Shkodrës, do të gjallërojnë Teatrin Metropol mbrëmjen e 26 Nëntorit.

Po ashtu, kjo ditë do t’i përkushtohet dhe gastronomisë. Shije Shqiptare, panairi i madh i produkteve nga të gjitha trevat shqiptare do të jetë një mundësi për shijuar një pasuri shijesh dhe aromash tradicionale nga Shqipëria dhe Kosova.

Ndërsa në Teatrin Migjeni në Shkodër më datë 27-të do të mbahet koncert nga Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve "Shota" që do të performojnë këngë dhe valle të bukura nga trevat shqiptare, të cilat pasqyrojnë traditën dhe kulturën e pasur të popullit shqiptar. “Tingujt që sollën lirinë” do të jetë koncerti që paralelisht në këtë ditë do të mbahet në Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë. Ky koncert gala, pjesë e së cilit do të jetë edhe Orkestra e Forcave të Armatosura, do të vendosë në skenë muzikën më të mirë shqiptare me temën e luftës nacional-çlirimtare, organizohet po ashtu në kuadrin e 80-vjetorit të çlirimit të Shqipërisë.

Ndërkohë nga datat 26 deri më 30 Nnëntor, tek sheshi para Teatrit Kombëtar do të jetë e hapur një tjetër ekpozitë, ajo e fotografisë “Keep calm and smile” e fotografit me famë botërore nga Kosova Korab Basha. Ekspozita që sjell 25 fotografi bardhë e zi i kushtohet të rinjve dhe të rejave, që janë bërë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Me datë 28 Nëntor të gjithë shqiptarët mblidhen bashkë në Tiranë më 28 Nëntor, për të kremtuar 112 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë. Në një paradë me ngjyra Kuq e Zi në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, me kostumet e kënget nga çdo trevë shqiptare, në një bashkim vëllazëror festimesh të paharrueshme, ky aktivitet premton shumë emocione.

Gjatë Javës Kulturore të Kosovës nuk do të mungojnë as shfaqja e filmave. “Bota Jonë”, 117, Pa vend,  Si e verdhë e sëmurë, Krahët e punëtorëve, Rrugës, Hana e re, Prishtinë 2002 dhe Sign, janë filmat që do të transmetohen në Kinemanë “Maks Velo” në Tiranë më datat 28, 29 dhe 30 Nnëntor.

Java Kulturore e Kosovë- Shqipëri do të përmbyllet me festivalin “Tirana Art Weekend”, që do të mbahet nga datat 29 Nëntor deri më 2 Dhjetor tek shtëpia e të përndjekurve në Tiranë. Ky aktivitet bashkon aktorët kryesorë të skenës së pavarur të artit në Shqipëri, duke përfshirë hapësira ekspozuese, organizata kulturore dhe kolektivët artistikë vendas nën një program të përbashkët.

Javët Kulturore Nderkombëtare për 7 muaj me radhë, përveç se sollën kultura të ndryshe në vendin tonë, u dhanë edhe mesazhe të forta për gjithëpërfshirje,  diversitet dhe të drejtat e njeriut. JKN patën për qëllim gjithashtu edhe krijimin e urave lidhëse, nxitjen e kreativitetit dhe shkëmbimit kulturor me sytë drejt inovacionit, si një mjet i domosdoshëm për t’i dhënë zgjidhje dhe alternativa sfidave të përbashkëta që bota po kalon.

Edicion i tretë i Javëve Kulturore Ndërkombëtare, çeli siparin e aktiviteteve më darë 1 Maj me “Javën e Evropës” dhe vijoi me Francën, Greqinë, Italinë, Izraelin, Brazilin, Hungarisë, Holandën, Turqinë, Mbretërinë e Bashkuar, Kinën, Gjermaninë, Japoninë, SHBA-në, Kombet e Bashkuara, Austrinë, Spanjën, Malin e Zi,  Meksikën dhe Kosova që edhe përmbyll këtë edicion të tretë.

Xh.K/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen