Kosovë/ Konfirmohen 13 persona të rinj pozitivë me koronavirus, 4 të shëruar brenda 24 orëve

Kosovë/ Konfirmohen 13 persona të rinj pozitivë me koronavirus, 4 të shëruar brenda 24 orëve

Foto ilustruese

KOSOVË- Gjatë 24 orëve janë konfirmuar edhe 13 persona të rinj pozitivë me koronavirus në Kosovë, ndërsa katër të tjerë janë shëruar.

Gjithsej janë 125 raste me koronavirus në vend dhe 10 të shëruar deri më tani.

“Sot më 01.04.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 113 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, trembëdhjetë (13) prej tyre kanë rezultuar pozitive. Sot me 01.04.2020 konfirmohen të shëruar edhe katër (4) pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është dhjetë (10)”, shkruhet në njoftimin e IKSHPK.

Rastet pozitive janë raste kontakti, 11 prej të cilëve me vendbanim në Topanicë, 1 me vendbanim në Prishtinë dhe 1 me vendbanim në Gjakovë.

Nga data 08.02.2020 deri me 01.04.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.380 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 125 raste me 1 rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptoma. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 2.520 kontakte të rasteve.

Nga data 01.02.2020 deri me 01.04.2020 në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe në pikat tokësore kufitare kanë ,mbërritur gjithsej 21.548 udhëtarë. Në Aeroportin “Adem Jashari” 1.070 udhëtarë, Merdare 5.873, Vërmicë 5.928, Jarinje 1.841, Dheu i Bardhë 1.092, Hani i Elezit 3.567, Kullë 1.357, Qafë Morinë 47, Bërnjak 570, Qafë Prush 35, Muçibabë 167 dhe Glloboçicë 1 udhëtarë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës