Kostoja e fames? Studimi
tregon se të shkurton jetën

Kostoja e fames? Studimi <br />tregon se të shkurton jetën
Për të pasur një karrierë të suksesshme në sy të publikut mund të ketë kosto për një jetë më të shkurtër. Kjo është analiza, që sugjeron një gazetë amerikane. Sipas këtij studimi, ajo tregoi se yjet sportive apo të skenës janë të prirur për të vdekur disa vjet më të rinj sesa njerëzit e suksesshëm në fusha të tjera.

Studiuesit pranojnë se studimi nuk ofron ndonjë përgjigje përfundimtare, por pohuan se kjo pyetje është interesante në lidhje me koston e famës.

Të dhënat rreth këtij studimi u botuan në QJM, gazetë Ndërkombëtare e Mjekësisë. Ndërkaq, lidhur me këtë studim hulumtuesit në Australi bënë një studim për 1000 interpretues në “New York Times” në mes të viteve 2009 - 2011.

Me anë të këtij studimi, ata treguan se interpretuesit, të tillë si aktorë, këngëtarë dhe muzikantë, si dhe ata që kanë bërë një karrierë në sport kanë vdekur në një moshë mesatare prej 77 vjeç.

Ndërsa, shkrimtarët, kompozitorët dhe artistët mund të shkojnë deri në 79 vjeç.

Klasifikime të tjera janë; akademikët, duke përfshirë edhe historianët dhe ekonomistët, të cilët jetojnë deri në 82 vjeç mesatarisht, ndërsa ato në biznes apo politikë deri në 83 vjeç.

Hulumtuesit në Universitetin e Queensland dhe Universitetin e Neë South Wales, thanë se kanceri, veçanërisht tumoret në mushkëri, janë shkaktarët e jetës së shkurtër. Profesor Richard Epstein ka thënë: “Një analizë retrospektive si kjo nuk mund të provojë asgjë, por ajo ngre disa pyetje interesante. Ata mund të paguajnë një çmim të lartë për karrierën e tyre”.

Ndërsa, psikologu Honey Langcaster James i specializuar në sjelljen e njerëzve të famshëm, tha: “Së pari, në qoftë se është e vërtetë se interpretuesit e suksesshëm dhe lojtarët sportiv kanë tendencë, që të gëzojnë jetën më të shkurtër, nënkupton se kjo famë në moshat e reja predispozon shëndet të përkeqësuar në jetën e mëvonshme, pasi suksesi i ka venitur.. Edhe pse nuk ishte e lehtë për të dalë me një shpjegim shkencor, ata mund të paguajnë një çmim të lartë për karrierën e tyre.

(ad.ti/i.n/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Arben Meçe: Kupola drejtuese, fatkeqësia e PD-së! Miltantët janë distancuar prej tyre, duhet të japin dorëheqjen

Arben Meçe: Kupola drejtuese, fatkeqësia e PD-së! Miltantët janë distancuar prej tyre, duhet të japin dorëheqjen