Kostoja e një të burgosuri në Shqipëri, qeveria paguan 539 euro në muaj për çdo të dënuar 

Kostoja e një të burgosuri në Shqipëri, qeveria paguan 539 euro në muaj për çdo të dënuar 

Burg në Shqipëri

Një i burgosur i kushtoi të ardhurave publike 539 euro në muaj gjatë vitit 2017 sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave. Duke analizuar shpenzimet sipas programeve, Ministria e Financave raportoi se gjatë vitit të kaluar në programin sistemi i burgjeve janë harxhuar mbi 5 miliardë lekë të cilat kanë shërbyer për trajtimin e 5800 të burgosurve, shkruan Monitor.

Kosto e shpenzimeve vjetore për një burgosur arriti në 6469 euro në vit ose 539 euro në muaj. Shpenzimet për ushqimin zënë vetëm 8.6 për qind të kostos me një vlerë vetëm 46 euro në muaj. “Janë trajtuar me normë ushqimore 5 867 të burgosur me një kosto faktike prej 434 113 mijë lekë” sipas të dhënave zyrtare.

Në strukturën e kostos për një të burgosur, vlera më e madhe i takon shërbimit të sigurisë  me gati 2 miliardë lekë shpenzime. Për ruajtjen e një burgosuri nëpërmjet pagesës së trupës policore harxhon 207 euro për një të burgosur. Shpenzimet për sigurinë zënë 38 për qind të shpenzimeve totale për një të burgosur. Trupa policore në dispozicion të sigurisë së të burgosurve arrin në 5867 persona.  Siç shihet nga të dhënat ka më shumë se një polic për një të burgosur.

Pjesë përbërëse e kostos janë edhe shpenzimet për trajnimet dhe shpenzimet shëndetësore. Gjatë vitit të kaluar janë trajnuar 350 punonjës me një kosto faktike prej 3, 1 milionë lekë. Gjithashtu për trajtimin mjekësor të 550 të burgosurve janë harxhuar 321 milionë lekë. Për trajtimin e veçante të 53 të miturve janë harxhuar 72 milionë lekë dhe për trajtimin e të dënuarve femra në ambiente të veçanta janë harxhuar 99 milionë lekë më 2017.

Nga të dhënat e INSTAT rreth 20 për qind e të dënuarve janë për vepra penale për kultivimin dhe tregtimin e drogës./ Monitor

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 07/10/2018 13:12

    Ikni ore bajga m*t m*tash, pse nuk i vini te punojnë normen 8 oraresh qe te nxjerrin me djersë buken e gojes? Pse duhet ti paguaje shteti nga taksat tona? Hanë pinë rrinë e luajnë bilardo per vite duke mos prodhuar asgje.. Yyyyyyyyyyt shtet fundërrinë !

    Përgjigju
  • Popull: 04/08/2018 01:40

    HAJDUTERIA E RADHES E QEVERISE SI KA MUNDESI NJE I BURGOSUR I KUSHTON QEVERISE 700000 leke te vjetra ne muaj DHE NJE FAMILJE ME NDIHME EKONOMIKE ESHTE RRETH 35 euro ose reth 50000leke te VJETRA KJO ESHTE KULMI DHE TE VJEN TE BUCASESH NGA HAJDUTERIA E AHMETAJT DHE ED RAMES

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI