Autoriteti Rrugor Shqiptar ka reaguar pas akuzave nga opozita mbi kostot e projektit të Unazës së Re 40 milionë euro për 2.3 KM. Pas akuzave të shumta, ARRSH ka sqaruar projektin dhe karakteristikat, ndërsa thekson se vetëm veprat e artit infrastrukturore mbikalime/nënkalime në këtë projekt kapin vlerën 4.4 miliard lekëve ose thënë ndryshe 74.7% të totalit të kostos.

SQARIMI I PLOTË I ARRSH
Duke marrë shkas nga spekulimet publike, amatoreske dhe të qëllimshme të disa eksponentëve politike lidhur me koston e projektit “Rehabilitimi i Segmentit rrugor Pallati me Shigjeta-Sheshi Shqiponja Lot1, 2 dhe 3”, Autoriteti Rrugor Shqiptar sqaron:

I gjithë dokumentacioni në funksion të projektit është bërë publik dhe ekziston i shpallur në faqen zyrtare të Agjencisë së Prokurimit Publik. Fatkeqësisht, në mënyrë të qëllimshme asnjë nga ata që spekulojnë me synim dizinformimin e opinionit publik nuk i referohet dokumenteve për të parë se çfarë parashikon projekti dhe kostot përkatëse për çdo zë.

Projekti për objektin “Rehabilitimi i segmentit rrugor Pallati me Shigjeta – Sheshi Shqponja” Lot 1, 2 dhe 3 përfshin sa vijon: 2.3 km rrugë kategoria A Urbane

Karakteristika:

Korsi kalimi 2 x 3.75m

Korsi emergjence 3m

Pjesa e trafikndarëses me panelin antizhurmë 0.5m

Brez i gjelbërt i mesit (trafikndarësi) 1.8m

2 Bankina 0.7m

4.68 km rrugët e shërbimit “Kategoria F”

Karakteristikat:

2 korsi me dy sense 3.5m + 2 bankina 0.5m

Brez i gjelbëruar 1m

5 km trotuare 2.5m

5 km korsi biçikletash 2.5m

Nënkalime këmbësorësh

Ndriçim i rrugëve Kategoria Urbane A

Ndriçim i rurgëve Kategoria F

Punimet e drenazhimit dhe kullimit

Veprat infrastrukturore inxhinierike:

Loti 1

Mbikalimi Sheshi Shqiponja

Nënkalimi Sheshi Shqiponja

Mbikalim Nr.1

Lot 2

Nënkalim Lana, Nënkalim Astir

Lot 3

Mbikalimi Nr.2

Vetëm veprat e artit infrastrukturore mbikalime/nënkalime në rrugët e Kategorisë A dhe ato të kategorisë F në këtë projekt kanë vlerën 4.4 miliard lekë ose thënë ndryshe 74.7% të totalit të kostos.