Kostot buxhetore për importet e energjisë 237 milionë euro, sa investimet publike

Kostot buxhetore për importet e energjisë 237 milionë euro, sa investimet publike

Ministra e Financave përllogariti se kostot buxhetore për subvencionin çmimit të energjisë do të përmbyllen këtë vit në nivelin e 28 miliardë lekëve ose rreth 237 milionë euro.

Të dhënat u bënë publike në raportimet për paketën fiskale 2023. Kjo shumë është në formën e mbështetjes direkte dhe garancive të lëshuara për kompanitë publike të energjisë.

E krahasuar me zërat e tjerë buxhetore, subvencioni i energjisë i ka kushtuar buxhetit të shtetit sa zëri i shpenzimeve të brendshme të investimeve publike.

Ministria e Financave shpjegoi se, për shkak të krizës botërore energjetikë, gjatë vitit 2022 është konstatuar një rritje e jashtëzakonshme e çmimit të energjisë në treg, e cila ka sjellë pasoja negative në shumë sektorë të ekonomisë, duke dhënë një ndikim të drejtpërdrejtë në koston e të gjitha mallrave dhe çmimeve në treg, dhe rrjedhimisht në një rritje të kostos së jetesës.

Si pasojë e rritjes së jashtëzakonshme të çmimit të energjisë, Qeveria ka qenë e detyruar të mbrojë konsumatorin familjar dhe biznesin e vogël, duke alokuar fonde nga buxheti shtetit për mbajtjen e çmimit për familjarin të pandryshuar, si dhe për biznesin në nivele të pranueshme, referoi Ministria e Financave.

“Në vitin 2022 buxheti i shtetit ka shpenzuar 28 miliardë lekë për subvencionimin e diferencës së çmimit për konsumatorët familjarë dhe biznesin e vogël, shifër kjo e krahasueshme me totalin e investimeve publike me fonde të brendshme që planifikohet për një vit” raportoi Ministria e Financave.

Stabiliteti fiskal i vendit po cenohet nga kriza energjetikë dhe interesat më të larta të borxhit, të cilat edhe në vitin 2023 do të kërkojnë më shumë financime nga buxheti i shtetit.

Për të lehtësuar disi situatën Ministria e Financave ka propozuar që në paketën fiskale të vitit 2023 të përjashtohen nga TVSH-ja deri në 31 dhjetor 2023 disa artikuj me mbrojtjen dhe suportimin e individëve në kushtet e një krize energjetike si kjo e tanishmja. Artikujt janë pajisje të tilla si akumulatorë baterish që përdoren në instalimet e paneleve diellore.

Gjithashtu për të nxitur krijimin e një burse, qeveria do të miratojë një skemë të veçantë për Bursën Shqiptare të Energjisë, duke përjashtuar nga TVSH-ja transaksionet e blerjes dhe shitjes së energjisë nga Bursa Shqiptare e Energjisë.

Masa e qeverise synon përjashtimin nga TVSH-ja në import apo furnizimi brenda vendit i energjisë elektrike të destinuar për tu shitur nëpërmjet Bursës Shqiptare të Energjisë si dhe kalimin e përgjegjësisë për pagesën e TVSH-së./ Monitor

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 14/10/2022 11:39

    Rama urghentisht te ngreje ekipin e specialisteve dhe te vene ne pune TECin e Blores .Shuma qe po investon buxheti per perballimin e rritjes se cmimit te energjise eshte me teper se dyfishi i kostos se ndertimit te TEC it .Kush e mori ne dorezim me difekt TEC in te shkoje be burg.Teci jep 100 mg ne ore aq sa eshte nevoja nga importi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim