Kostumi 100-vjeçar i ‘Rita Orës’ në muzeun antropologjik të universitetit Cambridge përkrah koleksionit të Edith Durham

Kostumi 100-vjeçar i ‘Rita Orës’ në muzeun antropologjik të universitetit Cambridge përkrah koleksionit të Edith Durham

Rita Ora dhe xhubleta

Disa ditë më vonë, Familja Ora më kontaktoi përsëri. Ata shprehën falënderimet dhe kërkuan “leje”, që atë vlerë të madhe të kombit tonë, xhubletën 100-vjeçare, t’ia dhuronin Muzeut Antropologjik të Universitetit Cambridge. Aty, mendonin ata, ai kostum do të kishte shumë më tepër vlerë sesa në shtëpinë e tyre. Gjuhëtari dhe historiani Agim Morina, pjesëtar aktiv i Bashkësisë Shqiptaro - Britanike, iu kishte sugjeruar se ai kostum me aq vlerë do të përbënte një eksponat shumë të rëndësishëm të kulturës sonë materiale në Universitetin e Cambridge-it.

Një gjesti fisnik të tillë nuk do t’i përgjigjesha kurrë negativisht. Në emër të Rita Orës, kostumi iu dorëzua universitetit nga prindërit e saj, Vera dhe Besniku. Ata u ndihmuan nga antropologia dhe arkeologia ligjore e atij universiteti, Nora Weller, dhe bashkëshorti i saj, Marc Weller. Ndihmesë dha, si përherë, studiuesi i njohur Bejtullah Destani. Kostumi u ekspozua përkrah vlerave të tjera materiale të vendosura aty në koleksionin e marrë nga Shqipëria nga Miss Edith Durham. Familja Sahatçiu - Ora dhe vetë Rita disponojnë një dokumentacion të plotë të dorëzimit të kostumit, si dhe foto të relikteve të tjera të Miss Durham-it. Ndër to janë fotot e shumë gjerdanëve dhe ornamenteve të përdorura nga gratë në Veriun e Shqipërisë, e veçanërisht ato zadrimore.

Më pas mora një mesazh nga Rita, në të cilin shkruante:

“I dashur Ambasador! Ka qenë një nder i madh dhe kënaqësi e veçantë për mua dhe familjen time të merrnim pjesë në festimet e 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shtetit Shqiptar, më 28 nëntor 2012.

Unë kurrë nuk do ta harroj atë moment kur dhamë shfaqje në Sheshin Nënë Tereza, në Tiranë, nën rrebeshin e një shiu, që nuk pushonte. Tek shihja sesi njerëzit, edhe në atë mot të keq, qëndronin në shesh, duartrokisnin dhe gëzonin bashkë me ne muzikantët nga Londra, ndjehesha edhe më e lumtur për atë, që po bënim. Unë ju dëshiroj juve çdo të mirë, jetë të sigurt dhe mirëqenie për brezin e fëmijëve të gjeneratës së re.

Ju jeni tanimë në një botë të re, kur mund të përfitoni nga çdo mundësi që jeta iu ofron.

Me respekt: Rita Ora.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tuke: 30/11/2022 23:25

    Mal Berisha pith robi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë