-
Dita e muzeve, ekspozohen xhubletat e rralla në Shkodër! Trashëgimia e ruajtur me fanatizëm nga nënat tek vajzat
Në rastin e Ditës Ndërkombëtare të Muzeve në Shkodër u organizua ekspozita me xhubleta të Muzeut Historik të qytetit. Ekspozita u konceptua në 3 pjesë. Ekspozimi i xhubletave dhe aksesorëve si dhe dy të ftuar, dijebërësen e xhubletës File Kola dhe argjendarin Dionis Boriçi.
18 Maj, 16:41 -
Në Pallatin e Brigadave festë për xhubletën në UNESCO! Zonjat e Alpeve marrin 'skenën', rrëfejnë dijebërjen! 96-vjeçarja i dhuron Ramës xhubletën që ka thurur vetë
Muret e Pallatit të Brigadave ishin veshur këtë mbrëmje me ngjyrat e etnografisë shqiptare. Në to me Xhubletën në UNESCO prej 29 nëntorit, ekspozohet, përmes një organizimi të Ministrisë së Kulturës, kostumografia shqiptare, mbi 4000-vjeçare.
20 Dhjetor 2022, 20:58 -
Lena Linadi, malësorja në Lezhë 55 vite që ruan xhubletën e gjyshes! Sot 73-vjeçe, e veshi për herë të parë kur ishte 18-vjeçare
Lena Linadi është një 73 vjeçare nga Bajza e Malësisë së Madhe e cila e ka ruajtur prej më shumë se 5 dekadash xhubletën e trashëguar nga gjyshja. Për herë të parë ajo e veshi kur ishte 18 vjeçe
10 Dhjetor 2022, 17:04 -
Alba Malltezi: Qëndisja e xhubletës dhe "qëndisja" e Shtetit tonë
Shqiptarët që krijuan me aq durim, fantazi, teknikë, ngjyra, pasion xhubletën, këtë pasuri të njerëzimit tashmë, nuk janë në gjendje të krijojnë po kaq bukur, me kaq durim, me sakrificë dhe vetmohim dhe Shtetin e tyre? Një popull që të gjitha kostumet popullore nga Jugu në Veri i ka kryevepra unikale, të pasura dhe cilësore, nuk ditkëka të "qëndisë" me po aq bukuri, shije dhe harmoni Shtetin e tij?
6 Dhjetor 2022, 18:27 -
Kostumi 100-vjeçar i ‘Rita Orës’ në muzeun antropologjik të universitetit Cambridge përkrah koleksionit të Edith Durham
Dua t’i kthehem një kujtimi të bukur që lidhet me Xhubletën Shqiptare, dhuratë e Qeverisë Shqiptare dhënë artistes së madhe shqiptare nga Kosova, Rita Ora, pas shfaqjes që ajo kishte dhënë në Sheshin Nënë Tereza në Tiranë, për nder të 28 Nëntorit të Njëqintë të Shpalljes së Pavarësisë.
30 Nëntor 2022, 22:55 -
Tradita vazhdon në Shkodër, Rita Shkurtaj: E trashëgoj xhubletën nga nëna! Duhet ruajtur si kompleks vlerash
Xhubleta, veshja tradicionale e grave të veriut është trashëguar nga Rita Shkurtaj. Ajo ka treguar për Report TV lidhjen shpirtërore që ka me këtë veshje, trashëguar ndër breza nga nëna tek vajza, një traditë që vazhdon edhe sot.
30 Nëntor 2022, 17:37 -
Xhubleta shqiptare pasuri e gjithë njerëzimit, Margariti për Report Tv: Krenari! UNESCO fond special për të ruajtur dijebërjen e saj
Në një intervistë për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, nga Maroku, ministrja Margariti u shpreh se për hartimin e dosjes janë mbështetur edhe nga ekspertë të huaj, ndërsa theksoi se ka qenë një punë e gjatë e cila ka nisur në korrik të vitit 2020. Sipas ministres ato kanë marrë një fond të dedikuar nga UNESCO për të ruajtur procesin e dije bërjes së saj
30 Nëntor 2022, 12:43 -
SPECIALE/ Etnografja Afërdita Onuzi rrëfen historinë e rrallë 4000-vjeçare të Xhubletës: Shqiptarët e ruajtën, se Alpet i dhanë besën
Etnografja Afërdita Onuzi, sjell botimin e rrallë “Xhubleta”. Në kuadër të përurimit të librit dhe ekspozitës me këtë veshje dhe objekte të tjera shoqëruese në Institutin e Antropologjisë (ASA), gjatë “Ditëve të Albanologjisë” ajo rrëfen historinë e kësaj dukurie prej gjurmëve të para 4 mijë vjeçare deri më sot
23 Nëntor 2022, 21:42 -
Në pritje të UNESCO-s, si ruhen pasuritë e rralla, Meri Kumbe: Xhubleta si sfidë, ja masat që kemi marrë
Zëvendësministrja e Kulturës Meri Kumbe rrëfen rolin e Regjistrit Kombëtar të Pasurive Kulturore në evidentimin e dukurive të trashëgimisë në rrezik zhdukjeje. Ajo thotë se Xhubleta, dosja e së cilës ka kaluar fazën e parë për t’u njohur në UNESCO përbën sfidën më të madhe dhe flet për masat që janë marrë për ruajtjen e saj.
9 Gusht 2022, 16:37 - Drejt Punës
-
Dosja e xhubletës drejt UNESCO-s, si dukuri në rrezik. Margariti: Vitin tjetër kthehej në një fenomen të humbur! (VIDEO)
Takimi “Gratë në trashëgiminë kulturore” u zhvillua në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar. Në qendër të diskutimit, studiueset edhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti renditën arsyet se përse Dosja e Xhubletës do të dorëzohet në UNESCO, si dukuri në rrezik
10 Mars 2021, 16:42 -
Nga katër dukuri të rralla, Ministria dorëzon vetëm dy dosje këtë vit në UNESCO, “Dijebërjen e xhubletës”dhe “Kcimin e Tropojës”
Zv.ministrja e Kulturës, Meri Kumbe, flet për dorëzimin e dosjeve për dukurit e rralla shqiptare në UNESCO. Ndonëse, po punohej për katër dukuri, Kumbe thekson se deri në fund të marsit do të dorëzohen vetëm dy prej tyre, ajo e Xhubletës edhe e Kcimit të Tropojës
5 Mars 2021, 17:03 -
Tradita\Historia e shqiptarëve ‘e qëndisur’ në xhubletë drejt UNESCO-s, studiuesit: Është katër mijëvjeçare!
Studiuesit Mark Tirtja, Jaho Brahaj, Dorina Arapi, Silvana Nini dhe koleksionistja Luljeta Dano rrëfejnë historinë 4000-vjeçare të xhubletës. Në mars të vitit 2021 grupi i punës i ngritur nga Ministria e Kulturës dorëzon dosjen e xhubletës në UNESCO.
1 Janar 2021, 15:12 -
15 vjet nga përfshirja e këngës polifonike në UNESCO, Meta: Ky akt vlerësimi reflekton shkallën e lartë të cilësisë së trashëgimisë sonë
Sot bëhen 15 vite që nga përfshirja e këngës polifonike shqiptare në listën e “Kryeveprave të trashëgimisë të njerëzimit”, mbrojtur nga UNESCO.
25 Nëntor 2020, 10:17 -
Ministria e Kulturës kërkon futjen e 4 trashëgimive kulturore në UNESCO! Mes tyre 'Xhubleta' dhe 'vallja e Tropojës'
Nis puna për hartimin e dosjeve të katër dukurive të trashëgimisë jomateriale, drejt UNESCO-s, nënshkruhet në Razëm Memorandumi i Mirëkuptimit mes Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit Shqiptaro– Amerikan për Zhvillim (AADF)
23 Nëntor 2020, 20:41 -
4 ‘dukuri’ shqiptare nga “Kcimi i Tropojës” tek “Eposi i Kreshnikëve me lahutë”, në garë për në UNESCO
Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Jomatëriale ka përzgjedhur katër dukuri të rralla shqiptare për të qenë pjesë e garës, si “Kryeveprave të trashëgimisë shpirtërore të njerëzimit në UNESCO”. Mes katër dukurive, dosjet e të cilave do të dorëzohen në vitin 2021 në UNESCO nuk mungon as “Eposi i Kreshnikëve i kënduar me lahutë”.
6 Gusht 2020, 16:20