Ditën e sotme mamaja, tezet, gjyshja dhe babai i të voglës Penelope kanë uruar në Instagram, Twitter dhe Facebook.
Ditëlindja e Penelope erdhi vetëm pak ditë pas deklaratës zyrtare të ndarjes së prindërve të saj. Pas kësaj deklarate mamaja 36-vjecare ka qenë shumë aktive në rrjete sociale duke postuar foto nga e përditshmja si për t'i kujtuar vetes dhe ndjekësve të saj sa e bekuar është, pasi ka pranë vetes fëmijët dhe motrat që i qëndrojnë pranë në cdo moment të vështirë.
Babai i Penelope nga ana tjetër, Scott, ka qenë në Florida duke festuar 'për qejf të tij' me miq dhe e ka uruar vajzën në Instagram nëpërmjet një postimi: "Një nga të paktat gjëra që jam krenar për veten time! Edhe 100 Penelope".
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)