Këngëtari Kozma Dushi është artisti më këmbëngulës që nuk dorëzohet kollaj përballë konflikteve dhe luhatjeve organizative dhe artistike të festivalit të këngës në Radiotelevizionin shqiptar që zhvillohet vit pas viti. E ka një arsye të fortë. Ai thotë se i hodhi hapat e para të karrierës në skenën e këtij festivali.
Ka marrë dhjetëra çmime dhe mban rekordin e pjesëmarrjes në 34 festivale, por duke mos e mbyllur këtu për të vijuar në edicione të tjera. Për edicionin e 51-të këngës, i zhgënjyer si shumë artistë të tjerë, këngëtari Kozma Dushi flet hapur dhe sinqerisht për vlerat dhe të metat e këtij festivali. Por nga ana tjetër Kozma Dushi nuk mohon punën e madhe të drejtorit artistik, Shpëtim Saraçi, për të cilin thotë se "mbajti me profesionalizëm gjithë peshën artistike të edicionit të 51-të të këngës në RTSH.
Këngëtari i njohur, i lidhur shpirtërisht me skenën e këtij festivali nuk mund të rrijë pa kritikuar me një ton disi të ashpër mbi të gjitha mungesën e vëmendjes ndaj artistëve të festivalit të 11-të të këngës në RTSH. Vetë organizatorët shpallën në fillimet edicionit të 51-të se se do të rikthehej në skenë me një mori surprizash imazhi i festivalit të 11-të, me rastin e 40 vjetorit. Por rikthimi i këtij festivali që pasoi me ndëshkimin dhe burgosjeve e artistëve në vitet '70, duket se u bë vetëm skematikisht.
Shkrimin e plotë e gjeni në gazetën Shqiptarja.com, 26 dhjetor 2012
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Ka marrë dhjetëra çmime dhe mban rekordin e pjesëmarrjes në 34 festivale, por duke mos e mbyllur këtu për të vijuar në edicione të tjera. Për edicionin e 51-të këngës, i zhgënjyer si shumë artistë të tjerë, këngëtari Kozma Dushi flet hapur dhe sinqerisht për vlerat dhe të metat e këtij festivali. Por nga ana tjetër Kozma Dushi nuk mohon punën e madhe të drejtorit artistik, Shpëtim Saraçi, për të cilin thotë se "mbajti me profesionalizëm gjithë peshën artistike të edicionit të 51-të të këngës në RTSH.
Këngëtari i njohur, i lidhur shpirtërisht me skenën e këtij festivali nuk mund të rrijë pa kritikuar me një ton disi të ashpër mbi të gjitha mungesën e vëmendjes ndaj artistëve të festivalit të 11-të të këngës në RTSH. Vetë organizatorët shpallën në fillimet edicionit të 51-të se se do të rikthehej në skenë me një mori surprizash imazhi i festivalit të 11-të, me rastin e 40 vjetorit. Por rikthimi i këtij festivali që pasoi me ndëshkimin dhe burgosjeve e artistëve në vitet '70, duket se u bë vetëm skematikisht.
Shkrimin e plotë e gjeni në gazetën Shqiptarja.com, 26 dhjetor 2012(ad.ti/shqiptarja.com)










