Ndonëse ka një jetë në skenë, përsëri ai ndihet shumë i emocionuar sa herë këndon përpara publikut të tij. Këngëtari Kozma Dushi ka ngatërruar tekstin e këngës së tij dhe kjo gjë i ka ndodhur sepse është emocionuar.

Ka qënë vetë Kozma Dushi, i cili pa më të voglin problem, e ka pranuar këtë fakt, e sipas tij, me rëndësi mbeten duartrokitjet e publikut. “Miqtë e mi...Kjo është performanca që bëra mbrëmë...Nga emocionet e mëdha ngatërova tekstin në fund....Por gjithmonë rëndësii kanë duartrokitjet tuaja...Respekte Komi...”, përfundon reagimi i tij në ‘Facebook’.
kozma dushi
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)