Shkarkohet kreu i KLP, 15 vite jashtë drejtësisë! KPA: U dorëhoq, duhej t’i nënshtrohej vettingut! Alfred Balla: Vendim i turpshëm, e çoj në Strasburg

TIRANË- Kreu i KLP, Alferd Balla është përjashtuar për 15 vite nga sistemi i drejtësisë. Vendimi me shumicë votash u dha nga Kolegji i Posaçëm i Apelit dhe ka formë të prerë, çka do të thotë se Balla del jashtë sistemit të drejtësisë, duke mos drejtuar më as KLP-në, apo të ushtrojë detyrën e gjyqtarit apo prokurorit.

Trupa gjykuese pranoi ankimin e Komsionerit Publik duke thënë se Alfred Balla ishte subjekt rivlerësimi, por hoqi dorë nga detyra me vullnet të lirë, duke mos iu nënshtruar kështu procesit të vettingut. KPA rrëzoi vendimin e mëparshëm të KPK-së, shkalla e parë e vettingut, që kishte ndërprerë rivlerësimin pa një vendim përfundimtar.

"Trupi gjykues e gjen të drejtë ankimin e Komisionerit publik duke konkluduar se vendimi i KPK-së është i pabazuar në fakte e ligj dhe si I tillë duhet ndryshuar. Trupi gjykues me shumicë votash vendos ndryshimin e vendimit nr 675 të KPK-së si më poshtë: Ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për Alfred Ballën. Subjekti i vlerësimit nuk mund të emërohet gjyqtar apo prokuror i çdo niveli, anëtar i KLP-së apo KLGj-së, inspektor i lartë i drejtësisë apo prokuror i përgjithshëm për një periudhë 15 vjeçare", tha Ina Rama

Vendimi u dha sot, 21 maj, nga trupa gjykuese e përbërë nga Ina Rama kryesuese, Albana Shtylla relatore, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë. 

Balla u përball me Kolegjin për shkak të punës së tij si ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë deri në 31 korrik 2017 dhe sipas legjislacionit duhej t'i nënshtrohej procesit të vetingut. Në KPK, trupa vlerësoi në shumicë se Balla e kishte humbur statusin e magjistratit pasi ishte shkarkuar nga kreu i Gjykatës së Lartë në korrik 2017 dhe e mbyllën procesin e tij pa një vendim përfundimtar.

Vendimi i KPK u ankimua nga Komisioneri Publik. Komisionerja Valbona Sanxhaktari në seancën e 29 prillit tha se Balla ose duhej t'i nënshtrohej procesit të rivlerësimit kalimtar, ose duhej t'i nënshtrohej dispozitave të nenit “G” të aneksit të kushtetutës që përcaktojnë ndërprerjen e vetingut me sanksionim 15-vjeçar. Me të njëjtat argumente ishte edhe vendimi i KPA, që u lexua për mediat nga kryesuesja e trupës gjykuese Ina Rama. 

Sipas argumentimit të KPA, Balla ishte subjekt rivlerësimi për shkak të pozicionit të tij në momentin e nisjes së vettingut në vend, ndërsa largimi nga puna nuk ia hiqte detyrimin për t’iu nënshtruar rivlerësimit. 

Ndërsa pranimin nga vetë Balla të vendimmarrjes së KPK, ndërkohë që paralelisht vijonte përballjen në Gjykatën Administrative me Gjykatën e Lartë për vendimin e shkarkimit, KPA e konsideron si dorëheqje të vullnetshme të Ballës nga procesi i vettingut, dorëheqje e cila sjell pasojën sipas Kushtetutës të përjashtimit me 15 vite nga sistemi.

“Zgjedhja e bërë prej tij për të qenë pjesë e një organi kushtetuese e cila pas sillte pasjen e një statusi ligjor që ishte i papajtueshëm me të mëparshmin duke hequr dorë prej gëzimit të të drejtave që buronin nga të drejtat e këshilltarit ligjor vlerësohet si sjellje e vullnetshme që synon rritje në karrierë brenda sistemit të drejtësisë të cilën një subjekt rivlerësimi nën frymën e qëllimit të procesit të rivlerësimit legjitimohet ta kryejë vetëm pasi ka kaluar me sukses procesin e rivlerësimit kalimtar i cili është i ndryshëm ndaj çdo proces tjetër kontrolli që kryhet nga organet e tjera kushtetuese.

Rezulton se subjekti I rivlerësimit ka përfunduar në kuptimin ligjor marrëdhënien e punësimit si këshilltar ligjor në gjykatën e Lartë për shkak të vullnetit të tij. Ka kërkuar të mos i nënshtrohet procesit të rivlerësimit edhe ndërsa ai vetë ka pretenduar gjyqësish se gëzonte statusin e këshilltarit ligjor që e bënte subjekt rivlerësimi, e më pas ka hequr dorë nga pretendimi i këtyre të drejtave në funksion të mos ushtrimit ndaj këtij procesi.  Rrethana të cilat përfaqësojnë një situatë të kualifikueshme sipas nenit G të aneksit të Kushtetutës”, tha Ina Rama.

Pas vendimit të KPA, Alfred Balla reagoi në një postim në rrjetet sociale duke e cilësuar të turpshëm, ndërsa lajmëroi se do t'i drejtohet Gjykatës së Strasburgut. 

Alfred Balla u zgjodh anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë në shkurt 2018 nga Kuvendi i Shqipërisë, si përfaqësues i shoqërisë civile dhe prej asaj kohe mbante postin e zv/kryetarit. Më 28 mars të vitit 2022 ai u zgjodh kryetar i këtij Këshilli, me një mandat 2 vjeçar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:50
Përjashtimi i Alfred Ballës për 15 vite nga drejtësia, Meta: Pasi të shtrydh pa mëshirë, Rilindja të flak me kënaqësi

1716114490_meta.jpg
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas vendimit të KPA për përjashtimin e Alfred Ballës për 15 vite nga sistemi i drejtësisë. Meta shkruan se ‘Rilindja’, referuar qeverisë Rama, pasi të shtrudh pa mëshirë të flak për të mbushur statistikat.

“Rilindja" pasi të shtrydh pa mëshirë të flak me kënaqësi për të mbushur "statistikat" e saj të neveritshme se ne nuk pyesim as për "tanët". Asnjë iluzion për Ramaformën, kryeturpin e "reformave", shkruan Meta.

Ora 19:21
15 vite jashtë drejtësisë, Alfred Balla: Vendim i turpshëm i KPA, i drejtohem Strasburgut

1715333607_WhatsAppImage20240510at11.30.011.jpeg

Alferd Balla ka reaguar pasi KPA e përjashtoi për 15 vite nga sistemi i drejtësisë. Ai e konsideron një vendim të turpshëm vendimin e KPA, pasi sipas tij vendosi të ndërpresë pa një vendim përfundimtar vetingun e tij si ish-këshilltar ligjor në Gjykatën e Lartë.

Balla thotë se do t'i drejtohet Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut. 

"Edhe pse shpresova se nuk do të ndikohej, sot KPA-ja (shumica) mori një vendim të turpshëm që të ndërpresë pa një vendim përfundimtar vetingun tim si ish-këshilltar ligjor në Gjykatën e Lartë ku kam punuar para 8 vitesh, duke e shoqëruar edhe me ndalesat e nenit “G” të Aneksit të Kushtetutës, të cilat u vihen vetëm atyre që dorëhiqen ose shkarkohen nga detyra ku nuk ishte asnjë rast për mua.

Ky vendim më la shije jo të mirë edhe pse nuk ka lidhje me statusin tim aktual në KLP, si i zgjedhur nga Parlamenti nga radhët e shoqërisë civile dhe jo si magjistrat. Për sqarim, ky nuk është një vendim shkarkimi, pasi nuk është bërë hetim administrativ ndaj meje. Në bazë të këtij vendimi, në të ardhmen nuk mund të kandidoj për vende të caktuara, kuptohet deri sa të shprehet GjEDNj. Më keq me vjen për avokaten time, që kishte bindjen se çështja ishte e fituar, nisur nga gjithë praktika e vetë KPA-së…", thuhet në reagimin e Alfred Ballës. 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eri: 22/05/2024 08:54

    Mouthwork of Rama!

    Përgjigju
  • Laluci: 21/05/2024 23:31

    Po ky sikur mburrej përpara 1 jave thoshte më ka parë zoti

    Përgjigju
  • Berber: 21/05/2024 23:15

    Me ate mjeker inteligjente gjynah ta shkarkosh.

    Përgjigju
  • Po mër po: 21/05/2024 18:00

    Shkarkohet!!!! Lind pyetja Kush e emeroi në atë pozicion si kreu i institucionit!?

    Përgjigju
  • sido: 21/05/2024 17:33

    Do ta fitoje ne gjykaten nderkombetare dhe do tja paguajm lek me lek cdo dem financiar.

    Përgjigju
  • Gerdeci: 21/05/2024 17:01

    Ky tipi ka bere shume leke si avokat i nje personi te rendesishem ne çeshtjen e Gerdecit dhe ka bere marreveshje me shoket prokurore per te hequr akuzat. Te hetohet pasuria qe te marrim vesh me mire.

    Përgjigju
  • Tironsi: 21/05/2024 16:49

    Ti konfiskohen edhe pasurite plehres

    Përgjigju
  • Juristi: 21/05/2024 16:48

    Te futet edhe ne burg, servili dhe krimineli.

    Përgjigju
  • Vetingu: 21/05/2024 16:14

    Bravo kpa, nje bravo e madhe qe zhduket nje qenie te neveritshme

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 21/05/2024 15:51

    T'i gezoje pasurite qe ka vene! Nje transferim prokurori ne Tirane 100 000 euro

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Vonesa dhe kontrolle në portin e Vlorës, bllokohet zbarkimi i makinave! Moti i keq pezullon nisjen e tragetit

Vonesa dhe kontrolle në portin e Vlorës, bllokohet zbarkimi i makinave! Moti i keq pezullon nisjen e tragetit