Tiranë- Vettingu nxjerr përfundimisht nga radhët e Drejtësisë një tjetër magjistratë. Prokurorja e Shkodrës, Edlira Cufi, nuk do të jetë më në detyrë, pas vendimit të sotëm të KPA-së me formë të prerë, që la në fuqi vendimin e shkallës së parë të KPK, i marrë 2 vite më parë.
Lidhjet e dyshimta dhe problematikat në hetimin e dosjeve, raportet e DSIK-së dhe i ONM-së, nxorën magjistraten jashtë sistemit. Shkaku kryesor ishte përdorimi i makinës së një personi kontingjent krimi për prostitucion, që nuk e kishte raportuar, teksa i kishte mbyllur edhe dosjen penale.
“Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Mimoza Tasi kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Rezarta Schuetz anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 25/2022, datë 03.06.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Edlira Cufi, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 509, datë 17.02.2022”, thuhet në njoftimin zyrtar të KPA-së.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, në mënyrë unanime vendosi ‘lënien në fuqi të vendimit nr. 509, datë 17 shkurt 2022’, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për largim nga sistemi në 15 vitet e ardhshme.
DSIK-ja dhe Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit zbuluan lidhjen e prokurores së Shkodrës Edlira Cufi me pronarin e biznesit të shitjeve të makinave në Shkodër A. H., i dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni dhe shitje droge.
Prokuroja i mbylli një dosje për trafik makinash dhe mori një makinë në përdorim për 7 vite. Këtë raport e fshehu para Vetingut. Cufi sipas raportit, pati edhe udhëtime dhe telefonata me njerëz të tjerë të proceduar. Të gjitha këto çuan në përfundimin e shkarkimit nga KPK dhe tashmë me formë të prerë nga KPA.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
66.3%
-
Të gabuar
23%
-
Nuk kam mendim
10.7%
Vota total: 1833
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vetingu nxjerr nga drejtësia prokurorin e Tiranës, Ervin Karanxha, KPA konfirmon shkarkimin
16 Janar, 09:54
-
Zgjaten afatet/ Kryetari dhe anëtarët e KPK-së do të mbrohen nga Garda e Republikës, deri më 31 dhjetor 2025
2 Janar, 17:24
-
Konfirmimi i prokurores Eranda Laze ankimohet në Kolegj
20 Dhjetor 2024, 19:41
-
Vettingu/ Nuk justifikoi dot pasuritë, huatë dhe 2 makina, KPA shkarkon gjyqtarin e Apelit Durrës! Lihet në fuqi vendimi i KPK për Desart Avdulajn
18 Dhjetor 2024, 11:20
-
Mbyllet mandati i KPK-së, ambasada e SHBA-së: Llogaridhënia do të vazhdojë falë punës së shqiptarëve të guximshëm si ju
16 Dhjetor 2024, 18:59
-
Reforma në drejtësi, VanHorn: Shumë e refuzuan, SPAK po godet bosët e krimit dhe të korruptuarit! Dumani: Pandëshkueshmëria po tronditet
16 Dhjetor 2024, 15:40
-
Nga 1 Janari 2025 Altin Dumani merr edhe kompetencat e Komisionerit Publik, qeveria i kalon SPAK-ut edhe zyrat
15 Dhjetor 2024, 20:15
-
U largua gjatë Vettingut, KPA i jep të drejtë shkallës së parë dhe rrëzon Komisionerin Publik për ish-inspektoren e KLD: Sofia Zhilla ishte dorëhequr! (VENDIMI)
12 Dhjetor 2024, 16:37
-
Largohet nga vetingu gjyqtarja e Gjykatës së Gjirokastrës Mirela Iliopullo! E konfirmon dhe KPA
6 Dhjetor 2024, 15:12
-
Vrau në Ndroq Alfred Dedjan/ Gjykatësja e 'Gërdecit' liroi Julian Gjoshin në 2021! Iu gjet pistoleta në makinë, tha se do e dorëzonte në komisariat! Raport mjekësor se vuante nga zemra
4 Dhjetor 2024, 11:47
-
U shkarkua në 2021 pasi nuk provoi burimin e ligjshëm të pasurisë, KPA lë në fuqi vendimin e KPK për gjyqtarin e Apelit të Vlorës, Nazmi Troka
26 Nëntor 2024, 09:23
-
Buxheti 2025, Kuvendi shpërndan para shtesë për institucionet e drejtësisë! 100 mln lekë për godinën e re të SPAK, fond pagash për stafin e Komisionerit Publik
26 Nëntor 2024, 07:06