Shërbimet sekrete dhe ONM ‘fundosin’ prokuroren e Shkodrës Edlira Cufi, përdori 7 vite makinën bosit të prostitucionit dhe nuk tregoi, i mbylli një dosje, shkarkohet nga detyra 

Shërbimet sekrete dhe ONM ‘fundosin’ prokuroren e Shkodrës Edlira Cufi, përdori 7 vite makinën bosit të prostitucionit dhe nuk tregoi, i mbylli një dosje, shkarkohet nga detyra 

Prokurorja Edlira Cufi

TIRANË- Një raport i shërbimeve sekrete, pasuar me hetime të përfaqësuesve të SHBA-BE në Tiranë, i ka ndërprerë sot karrierën në drejtësi prokurores së Shkodrës Edlira Cufi. Komisioni i Vetingut njoftoi sot shkarkimin nga detyra të prokurores Cufi për shkak të problemeve të theksuara me pastërtinë e figurës. Edlira Cufi u paraqit në Komisionin e Vetingut në 15 shkurt 2022 për t’u njohur me rezultatet e verifikimit. KPK-ja kishte administruar një raport të Drejtorisë për Sigurimin e Informacionit të Klasifikuar, hartuar në bashkëpunim me Shërbimin e Informativ Shtetëror, për figurën e prokurores. Fillimisht, DSIK-ja kishte paraqitur një raport pozitiv për gjyqtaren. Por, Komisioni i Vetingut, bazuar në disa indicie dhe gjetje, i ka kërkuar DSIK-së rifreskimin e raportit. 

DSIK-ja, në bashkëpunim me SHISH, kanë hartuar një raport të dytë, tashmë negativ, duke ngritur dyshime për përfshirje të prokurores Edlira Cufi në veprimtari korruptive si dhe për kontakte të papërshtatshme me personazhe të përfshirë në krim të organizuar. Sipas raportit të verifikimit, bazuar edhe në raportin e shërbimeve sekrete, prokurorja Edlira Cufi ka përdorur që nga viti 2012 një makinë tip “Volksëagen Golf”. Makinë e kishte marrë në një pikë shitjesh makinash në Shkodër, e cila administrohej nga A. H., i dënuar disa herë për prostitucion dhe shitje droge në Itali. 

Prokurorja nuk e kishte deklaruar në deklaratat e pasurisë përdorimin e makinës. Edlira Cufi e deklaron këtë makinë vetëm në vitin 2019, pra pas 7 vitesh, pasi e blen për 2 mijë euro. Prokurorja tha se pronarin e makinës e kishte njohur vetëm kur kishte kryer aktin e blerjes. Trupa gjykuese e pyeti prokuroren nëse kishte pasur në dorë ndonjë dosje të këtij personi. Ajo e mohoi hetimin e A. H. 

Por Komisioni i Vetingut kishte siguruar prova që tregonin se A. H. ishte proceduar në vitin 2012 për veprën penale “trafikim i mjeteve motorike”. Dosja e tij ishte mbyllur pikërisht nga prokurorja Edlira Cufi. Dhe procedimi përkon pikërisht me vitin kur prokuroja merr makinën në përdorim tek pika e shitjes së automjeteve të A. H.

Nga ana tjetër, rreth A. H. kishte bërë kërkime edhe Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit të Vetingut, i cili ka rrëzuar shumë gjyqtarë dhe prokurorë me prova të befasishme. ONM-ja kishte zbuluar se A. H. ishte dënuar në Itali disa herë për shfrytëzim prostitucioni dhe shitje droge, gjatë periudhës 2008-2019. Nga ana e saj, prokurorja u shpreh se nuk kishte pasur dijeni se A.H. ishte personi të cilit i kishte mbyllur dosjen. Ajo tha se ky person ishte me një emër tjetër B.H., që gjendej në dosjen hetimore. Por, në vendimin e mbylljes së dosjeve, personi me aktivitet kriminal në Itali, rezultonte si A. H. 


KPK-ja ka konstatuar se prokurorja Edlira Cufi ka udhëtuar jashtë vendit me një person të proceduar për krim të organizuar. Po ashtu, ajo ka udhëtuar drejt Malit të Zi dhe me persona të tjerë që kanë qenë të proceduar penalisht. Prokurorja tha se udhëtimet me këta persona kanë qenë rastësore. Edlira Cufi kishte udhëtuar jashtë me persona ndaj të cilëve kishte zhvilluar hetime. Prokurorja kishte hetuar edhe një person, me të cilin kishte lidhje krushqie. Të gjitha këto elementë duket se kanë bindur Komisionin e Vetingut për ta shkarkuar nga detyra.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Parruca: 21/02/2022 13:25

    Eshte tuj u ba gjaja ma e mire qe po shkarkojne keto prokurore dhe gjyqtare te korruptuar. Andri Ymeri eshte ma i korruptuari ne shkoder dhe nuk e di se si ka mundesi qe e lajne akoma gjyqtar

    Përgjigju
  • Oni: 18/02/2022 05:54

    Nese nje prokuror ka lidhje me nje te denuar per krim te organizuar ai duhet te largohet nga detyra. Flm SHBA qe na sollen reformen. Pyetje: po nje kryeminister qe ka qeverisur me nje minister i cili ka shperdoruar detyren duke nxitur dhe favorizuar krimin e organizuar?

    Përgjigju
    • Pa parti: 18/02/2022 13:42

      Pyetja jote gjen pergjigjen te fakti qe ktu s po heqin nga puna kryetarin e gjykates se shkodres pse kjo fjeti me hojna, çdo njeri eshte vet pergjegjes para ligjit per ato qe ben.

  • Shkodra: 18/02/2022 05:52

    Po ka edhe te tjere me te keqinj se kjo qe duhet me u heqe. Andri Ymeri i korruptuar Izabela Radovani e paafte dhe e korruptuar

    Përgjigju
  • Riku: 18/02/2022 00:09

    Golf 4 fiks makine korrupsioni ka biciklete me te shtrenjte se golf 4... Ore cjane keto aludime ore gjejini pasuri te pajustifikuar vendim pushimi per shkak perfitimi... si shitesit te makinave I paska mbyll dosje dhe I paska perdor I golf te ishte nej ML nej BMW hajde de... po raport mbi dosjet qe ka derguar ne gjyq pse snxirni se ka 20 vjet prokurore

    Përgjigju
  • Kirasi: 17/02/2022 23:30

    Kjo nuk asht femer esht njeriu me negativ ne shkoder ishalla i fusin plumin e len nej kanal

    Përgjigju
  • Scutari: 17/02/2022 22:48

    Nuk ka qenë prokurore e keqe!! Degjeneroi kot! Nuk ka vënë pasuri! Ajo vetura është një Golf 4 që me të vërtetë nuk bën as 2000 euro!!

    Përgjigju
  • Poni: 17/02/2022 22:22

    Hajde hajde kjo paska qene horre nacush hahahahaha

    Përgjigju
  • Plehra: 17/02/2022 21:21

    Shko tani bej rrugen e Shirokes per te heq stresin. Karma quhet o Cufiiiii

    Përgjigju
  • Shkoder: 17/02/2022 20:08

    Lavire ! Pjanece ! Psikopate ! Kto jan perkufizime i kesaj qenie as burre as grua

    Përgjigju
    • Xxxxx: 23/03/2022 08:56

      O shoku po ndonj vlla ose familje nuk pati kjo ose burr ti thoshte cfar ben pse i ben keto ..?

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan