Kolegji i Posaçëm të Apelimit, vendosi lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të prokurorit të Durrësit, Ilir Turja.
Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i KPA i kryesuar nga Albana Shtylla, me relatore Natasha Mulajn dhe anëtarë Ina Rama, Mimoza Tasi e Rezarta Schuetz, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të depozituar nga Turja.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e shkarkoi nga detyra prokurorin Ilir Turja më 7 nëntor të vitit 2022 pasi arriti në përfundimin se ai kishte fshehur në emër të prindërve një vilë në zonën e plazhit me qëllim shmangien e kontrollit të ligjshmërisë së burimeve të krijimit; se kishte mungesë të burimeve finaciare në disa vite dhe kishte kryer kryer deklarim të pasaktë e të pamjaftueshëm të pasurisë. Për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin ai mori vlerësim pozitiv.

Ilir Turja e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 dhe punoi prej më shumë se dy dekadash si prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.
Komente

