Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga KPK të prokurorit të Durrësit, Kujtim Bashaj.
Vendimi u morë nga trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtare.
Njoftim vendimi:
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 57/2023, datë 20.12.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Kujtim Bashaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 705, datë 18.10.2023.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 705, datë 18.10.2023, që i përket subjektit të rivlerësimit Kujtim Bashaj.
Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, më datë 10.12.2025, në Tiranë.
Komente






