Në konferencë Ministri i energjisë u ndal edhe tek projektet rrugore, portuale dhe hekurudhore. Qeveria po bëhet gati për planin e ri të financimit të Portit të ri tregtar në Porto Romano, ndërkohë që treni i parë elektrik në Shqipëri do të nis operimet në 2027-ën në hekurudhën Tiranë-Durrës. Sa i takon krizës së çmimeve, ministri paralajmëron masa mbështetëse shtesë për kompanitë e transportit.
***
Qeveria është e gatshme të zgjasë përtej afatit tremujor subvencionin e naftës me 50 lekë për litër për kompanitë e transportit publik nëse kriza në çmime do të thellohet, si rezultat i luftës në Lindjen e Mesme.
“Do ulemi përsëri me shoqatën e transportit dhe do të shohim dinamikat edhe në javën e parë të qershorit do t'i gjendemi pranë nëse duhet zgjatur mbështetja”, tha Karakaçi.
Aktualisht thotë Ministri i Energjisë Enea Karakaçi vendi nuk ka probleme me furnizimin me hidrokarbure.
“Situata në tregjet globale është dinamike, ka shtete që kanë hasur vështirësi, por Shqipëria nuk bazohet me furnizime që vijnë nga Ngushtica e Hormuzit dhe deri tani nuk cenohet siguria e furnizimit me hidrokarbure”, tha ministri.
Ministri u ndal edhe tek projektet strategjike siç është Porti i Ri tregtar në Porto Romano, duke thënë se po punohet për planin e ri për ta vënë në zbatim këtë projekt, pas anulimit të tenderit në mars të këtij viti, pasi ofertuesi i vetëm i mbetur në garë u tërhoq, me argumentin se i janë rritur kostot.
“Porti i Porto Romano është një nyje strategjike. Do i japim një zgjidhje shumë të shpejtë, jemi në bashkëpunim me konsulentin Royal Hasconing, dhe po vlerësojmë masat që mund të merren për të rivitalizuar atë projekt sa më shpejt, do iu informojmë sapo të kemi një mekanizëm të përzgjedhur për projektin”, tha ministri.
Tek projektet infrastrukturore, fituesi për Milot Balldren shpallet brenda pak ditësh, ndërsa zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës po hyn në një fazë të re ku është parashikuar edhe shembja e mbikalimit tek kthesa e Rinasi për të shtuar numrin e korsive.
“Pjesë e kontratës është shembja e mbikalimit të Rinasit, krijimi i një mbikalimi të ri me 4 korsi dhe vazhdimi me 2 km të tjerë i korsive shtesë që janë duke u punuar. Kjo do i japë një shfryrje më të madhe trafikut në rrugën Tiranë-Durrës”, tha Karakaçi.
Ndërkohë në 2027-ën pritet të nisë transportin edhe treni i parë elektrik në hekurudhën e re të Tiranë-Durrësit.
Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi, deklaroi se për të zgjidhur trafikun në aksin Tiranë-Durrës do të shembet mbikalimi i Rinasit për të krijuar një të ri me 4 korsi.
“Kemi hapur korsitë në drejtim të Rinasit dhe Tiranës, që ishin 6 km e para. Unë e di që hinka krijohet përsëri, por trafiku ka ndryshuar. Kishim problematikë te një mbikalim dhe u rregullua nga ARRSH-ja. Te mbikalimi i Rinasit krijohet hinka, por po vijojnë punimet pas mbikalimit të Rinasit. Pjesë e kontratës është shembja e mbikalimit të Rinasit, krijimi i një mbikalimi të ri me 4 korsi dhe vazhdimi me 2 km të tjerë i korsive shtesë që janë duke u punuar. Kjo do i japë një shfryrje më të madhe trafikut në rrugën Tiranë-Durrës”, tha ministri.
Kur u pyet nëse rruga Tiranë-Durrës do të vijojë të jetë pa pagesë, Karakaçi u përgjigj shkurt: “Për momentin, patjetër do të vazhdojë të jetë pa pagesë”.
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, deklaroi se gara për projektin e Porto Romanos nuk rezultoi e suksesshme, pasi edhe ofertuesi i fundit nuk paraqiti një ofertë financiare, duke argumentuar rritjen e kostove.
Ai shtoi se po vlerësohet një projekt i ri.
“Porto Romano është nyjë strategjike për lëvizjen e mallrave, por edhe për mbrojtjen, pasi është pjesë e Korridorit 8. Jemi në bisedime dhe do të përpiqemi t’i japim një zgjidhje sa më të shpejtë”, u shpreh ministri.
Komente








