KPA shkarkon Andi Civicin, ish gjyqtar i Apelit në Tiranë! Nuk justifikonte pasurinë, del përfundimisht nga sistemi

KPA shkarkon Andi Civicin, ish gjyqtar i Apelit në Tiranë! Nuk justifikonte pasurinë, del përfundimisht nga sistemi

Andi Civici

Andi Civici, ish gjyqtar i Apelit të Tiranës, ka dalë përfundimisht nga sistemi i drejtësisë. Vendimi është marrë sot nga trupa gjykuese e Kolegjit të Posaçëm të Apelit, thuajse 3 vite nga vendimi i KPK-së. Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo anëtarë ka përcaktuar kështu fatin e një prej gjyqtarëve të akuzuar për pasurinë e tij.

Në vendimin e KPK thuhet se gjyqtari ka deklaruar blerjen e një apartamenti në vitin 2012 në Tiranë, me sipërfaqe 147,80 m2, me vlerë 155.000 mijë euro. Si burim për blerjen e kësaj pasurie gjyqtari ka deklaruar 113.000 mijë euro të përfituara nga shitja e apartamentit në Vlorë dhe një hua 42 mijë euro nga vjehrri. Por, apartamentin që e shiti 113 mijë euro, gjyqtari ka deklaruar më parë se e ka blerë 6 milionë lekë. Edhe këto para thotë se i ka marrë hua, konkretisht 3.000.000 lekë nga vjehrri, 3.000.000 lekë dajës dhe 1 000 000 lekë babait. 1 000 000 lekë i ka shpenzuar për mobilimin e banesës.

“Trupi gjykues i Komisionit, në përfundim të hetimit administrativ për kriterin e pasurisë, arriti në konkluzionin se provat për kriterin e pasurisë kanë nivelin e provueshmërisë, pasi subjekti i rivlerësimit nuk arriti të shpjegojë bindshëm burimin e ligjshëm të pasurive dhe të të ardhurave për krijimin e tyre”, thuhej në vendim.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Llakatundi: 17/01/2023 23:25

    Shumë mirë kanë bërë. Ky me Petrit Alinë, Hysen Salikon e Daminin kërdinë kanë bërë për 10 vjet në Gj Apeli Vlorë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Porti i ri Durrësit, Rama: Investimi do të jetë një aset i Shqipërisë dhe shqiptarëve

Porti i ri Durrësit, Rama: Investimi do të jetë një aset i Shqipërisë dhe shqiptarëve