Shkarkohet Emond Islamaj/ Pas Kushtetueses, edhe Gjykata e Lartë jashtë funksionit

Shkarkohet Emond Islamaj/ Pas Kushtetueses, edhe Gjykata e Lartë jashtë funksionit

Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka marrë vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtarin të Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj. Ai ishte konfirmuar më herët në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, vendim i cili u ankimua nga komisioneri publik.

Tashmë, Gjykata e Lartë ka mbetur vetëm me 2 anëtarë, Xhezair Zaganjori që është i ankimuar nga Komisioneri Publik dhe Ardian Dvorani, gjithashtu kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Gjykata e Lartë, shkalla më e lartë e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë del kështu jashtë funksionit duke iu bashkuar Gjykatës Kushtetuese.

Drejtuesi i seancës deklaroi se Kolegji kishte arritur në përfundimin se gjyqtari Islamaj nuk ka arritur të provojë ligjshmërinë e burimeve financiare për 3 pasuri të paluajtshme në pronësi të bashkëshortes së tij. Këto pasuri përbëheshin nga një apartament, një njësi tregtare 55 m2 dhe një garazh.

Gjithashtu sipas kolegjit subjekti ka pamjaftueshmëri burimesh për likuiditet cash të deklaruara në vitin 2012 dhe 2016, si dhe ka bërë deklarim të paplotë dhe të pasaktë.

Në tërësi për kriterin e pasurisë Kolegji u shpreh se subjekti rivlerësimit kishte bërë deklarim të paplotë, të pasaktë dhe të pamjaftueshëm të pasurisë së tij.

Në relacionin që Komisioneri Publik i dërgoi KPA-së më 12 korrik kur bëri ankimimin për Islamajn, thuhej se verifikimet për gjyqtarin Islamaj nuk ishin të plota. Në listën e verifikimeve të paplota komisioneri publik përmendte transferta parash brenda e jashtë vendit si dhe dyshimet për një apartament e një dyqan në Vlorë, të cilat nuk janë hetuar plotësisht nëse lidhen apo jo me gjyqtarin Islamaj dhe bashkjetuesen e tij S.T.

Në seancën e zhvilluar tek KPK-ja më 7 qershor, ku u dha dhe vendimi për të, vetë gjyqtari Islamaj tha se pasurinë e kishte trashëguar nga gjyshërit e tij.

Të shkarkuar nga Gjykata e Lartë janë:

1. Admir Thanza
2. Artan Broci
3. Artan Zeneli
4. Tom Ndreca
5. Shkelzen Selimi
6. Edmond Islamaj

Ndërkohë anëtari tjetër, Medi Bici, i konfirmuar nga vettingu , u largua pasi u votua si anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Albaneze: 22/05/2019 19:07

    Po ketij Zaganjorit kur po I vjen rradha??? Ky eshte koka e kryepisdhekut. Hiqeni kete hajdut.

    Përgjigju
  • Populli: 22/05/2019 18:08

    Kete e morem vesh por kur do te shkarkohet dhe te arrestohet Zhezair Zaganjori per kete jane shqetsuar Shqiptaret

    Përgjigju
  • Drejtesia e vertete: 22/05/2019 16:44

    Te gjithe pa perjashtim duhen shkarkuar por sidomos nje vemje ne gjykaten e Tiranes me emrin ILIR MUSTAFAJ.Shkoni tek lokali prane gjykates Tiranes Trendafili Bardhe dhe shikojeni se si ben pazare.Aty ha e pi ky vemje, a thus se eshte bisnesmen jo gjyqtar me ate page qe ka.Dhe nuk mjafton shkarkimi por ketyre i duhen sekuestruar pronat, i duhen bere kontrolle edhe brenda ne shtepi se i kane mbushur dysheket me leket qe i kane zhvatur popullit.Shkoni shikojeni edhe gruan e tij se eshte drejtoresh te gjimnazi Partizani, se si vishet kjo katunare me leket qe vjedh ILIR MUSTAFAJ por edhe ajo vete.Keta tipa jane funderrinat e shoqerise

    Përgjigju
    • Eleonora: 22/05/2019 22:32

      Sa cudi me vjen me menyren si flisni moj zonje,madje ju e tregoni hapur se keni nje fiksim negativ me profesor Ilirin. Kurre nuk kam degjuar ndonje fjale te keqe per te, madje gjithnje ka dalluar per korrektesine. Sa per te shoqen nuk e njehkeni fare. Ajo eshte nje njeri shume i thjeshte dhe sa per punen eshte shume e zonja. Kush e njeh flet vetem mire. Zoti ju ruajt pasi vertete keni nevoje.

  • Flor: 22/05/2019 16:11

    Ilu dhe nje hajdut xukir Meta

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    7 Dhjetor, 15:58

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin Dimal-Berat, në hyrje të fshatit Moravë, mjeti del nga rruga! Drejtuesi me fraktura përfundon në spital 

Aksident në aksin Dimal-Berat, në hyrje të fshatit Moravë, mjeti del nga rruga! Drejtuesi me fraktura përfundon në spital