TIRANE- Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi sot (15 prill 2024) shkarkimin nga detyra të prokurorit Erion Pano, i cili shërbente si këshilltar ligjor pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Vendimi u mor sot nga trupa gjykuese e përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo anëtarë.
Pano u konfirmua në detyrë nga Komisioni I Pavarur I Kualifikimit më 24 nëntor 2022 por vendimi u ankimua nga Komisionerja Publike Irena Nino,duke i kërkuar KPA që ta ndryshojë këtë vendim me arsyetimin se Pano “nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin e tij në detyrë”.
“Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në germën “b”, të pikës 1 të nenit 66, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi: Ndryshimin e vendimit nr. 592, datë 24.11.2022 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Erion Pano’ thuhet në vendimin e KPA-së
Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
Erion Pano e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2001 si oficer i policisë gjyqësore dhe është emëruar si prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë në vitin 2005. Nga viti 2013 deri në 2018-ën ai ka ushtruar funksionin e Zëvendësdrejtuesit në këtë prokurori dhe që prej vitit 2020 është komanduar si këshilltar ligjor pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?
-
Po
26.4%
-
Jo
65.7%
-
Nuk e di
7.9%
Vota total: 3678
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Apartamente në Vlorë e Tiranë e 15 mijë m2 tokë, Komisionieri Publik kërkon shkarkimin e gjyqtares Mirela Mishgjoni: Nuk justifikon pasuritë
10 Korrik, 20:56
-
KPA lë në fuqi shkarkimin e ish-prokurorit Sali Hasa
8 Korrik, 17:52
-
KPA vulos shkarkimin për gjyqtaren e Korçës, Ariola Kristo
2 Korrik, 17:18
-
KPA përfundon pa vendim vetingun e ish- prokurores së Kukësit Fahrije Gjana
1 Korrik, 22:20
-
Probleme me pasurinë, KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit të Vlorës, Albert Spiro
5 Qershor, 19:10
-
KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurores Rita Gjati
5 Qershor, 17:06
-
Fituan në KPA, 2 gjyqtarë rikthehen në GJKKO! Ardit Mustafa gjykon 'Plumbi i artë'! Bib Ndreca nis punën në qershor
31 Maj, 12:06
-
KPA shkarkon përfundimisht gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Apelit, Bari Shyti
29 Maj, 16:56
-
Vettingu e largoi nga drejtësia për 15 vite, KLP miraton mbarimin e mandatit të Alfred Ballës me 9 vota pro
27 Maj, 07:46
-
U përjashtua 15 vite nga sistemi i drejtësisë, KLP mblidhet të hënën për të votuar përfundimin e mandatit të Alfred Ballës
24 Maj, 15:22
-
KPK e shkarkoi, KPA rikthen në detyrë gjyqtarin Bib Ndreca
22 Maj, 15:35
-
Shkarkohet kreu i KLP, 15 vite jashtë drejtësisë! KPA: U dorëhoq, duhej t’i nënshtrohej vettingut! Alfred Balla: Vendim i turpshëm, e çoj në Strasburg
21 Maj, 15:35