KPK e kishte shkarkuar në 2022, KPA rikthen në detyrë gjyqtaren e Shkodrës Ermira Dedja

KPK e kishte shkarkuar në 2022, KPA rikthen në detyrë gjyqtaren e Shkodrës Ermira Dedja

Kolegji i Posaçëm i Apelimit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, ka rikthyer në detyrë gjyqtaren e Shkodrës Ermira Dedja. Gjyqtarja u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, më 12 janar 2022, ku iu vunë në dukje në sërë problemesh në kriterin e pasurisë dhe profesionalizmit..

Vendimi për ta rikthyer në detyrë u mor nga trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Ina Rama dhe Natasha Mulaj.

‘Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi Ndryshimin e vendimit nr. 496, datë 12.01.2022 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Ermira Dedja. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm’, thuhet në vendim.

Ermira Dedja e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 dhe punon prej gati tre dekadash si gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Shkodër. 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

LIVE- Rama në Shkodër, me 2 ministra prezanton 'Paketën e Maleve'

LIVE- Rama në Shkodër, me 2 ministra prezanton 'Paketën e Maleve'