Komisionerët Publikë morën sot rekomandim nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit për të ankimuar vendimin e konfirmimit në detyrë të prokurores Suela Salavaçi.
Institucioni i Komisionerëve Publikë përmes një njoftimi për mediat bëri të ditur se, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) u ka paraqitur rekomandimin për të ankimuar vendimin e KPK për prokuroren Salavaçi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.
“Në datën 28.9.2023, në përfundim të seancës dëgjimore përkatëse, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Suela Salavaçi, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë. Vendimi nr. i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, iu njoftua Komisionerëve Publikë sot, më datë 8.11.2023.
Po sot, më datë 8.11.2023, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për të ankimuar vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit”, njofton zyra e shtypit e Komisionerit Publik.
“Komisionerët Publikë janë duke shqyrtuar, në të njëjtën kohë, vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit”, njofton Komisioneri Publik.
Komisioneri Publik sqaron se ky institucion ka kohë deri në 15 ditë për shqyrtuar propozimin e Operacionit Ndërkombëtarë të Monitorimit dhe për të depozituar eventualisht ankimimin pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Në dokumentin e depozituar nga ONM pranë Komisionerit Publik kërkohet rivlerësimi i kriterit të pasurisë së prokurores Salavaçi.
Një kriter i evidentuar dhe debatuar edhe gjatë diskutimeve në Komisionin e Pavarur të kualifikimit. Dokumenti: Rekomandim-për-vendimin-e-KPK-së-nr.703-datë-28.9.2023
Suela Salavaçi, prokurore në Prokurorinë e Tiranës u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më datë 28/09/2023. Në seancën e 26 shtatorit, togat e zeza vlerësuan pozitivisht kriterin e pastërtisë së figurës, teksa kërkuan shpjegime mbi kriterin profesional dhe atë të pasurisë.
Te kriteri i pasurisë trupa gjykuese u ndal më së shumti, ku Salavaçi për rreth tri orë u desh të shpjegonte pozicionin e saj për të rrëzuar disa nga gjetjet të publikuara në dokumentacionin e saj mbi pasurinë e akumuluar prej prokurores dhe familjes së saj.
-
I urojme prokurores suksese ne cdo faze te hetimit. Ka qene dhe mbetet nje nga prokuroret e shtetit me profesional , kopetente dhe mbi rw gjitha nje njeri shume korekt ne detyren e saj me.ligjin dhe te drejtat e qyteyarev. Per sa me ka.lidhur puna si hetuea ruaj respektin maksimal. Shume urime prokurore.
Përgjigju -
Ankim, kush ankimon, per cfare ankimihet, kush jane keto filozofa qe japin drejtesi te madhe. Roland Ilia, kryetar i komisionit pavarur vleresimit te pasurise, sipas media ky ka qene ne prokurori per shperdorim detyre si pedagoge i fakulteti drejtesise shkoder.. Kus tjetet olsi komici, nje njeri i denuar per shpederim detyre sipas mediave, genta tafa bungo kuptojna vete qe u more me prokuroren elisabeta ymeraj per ta shkarkuar..sdua te merrem shume me keto injrante qe cdo dite po njellosin drejtesine po si mund keto te njellosin ikona e drejtesise, po si mund kjo shoqeri bien pre ketyre mostrave se ngjoja po behet drejtesi..ku eshte spaku per shkelqim ganaj qe shperdorte detyren duke fallsifikuar cdo gje...ku jane sot ikona e drejtesise, z. Zaganjori profesor i shquar, bashkim dedja, kastriot selita, fatmir hoxha, a mund te japi nje shpjegim ku jane keto ikona te drejtesise, pse shtetit nuk e perballoj dot perpara tyre drejtesine, pasi ats shmagnin krimin organizuar dhe jepenin drejtesi. Turp turp ku keni kantadisur sot drejtesine
Përgjigju





Komente
Komento