TIRANË- E ngarkuara me punë e SHBA në Shqipëri, Nancy VanHorn përcolli një mesazh të fuqishëm në mbështetje të reformës në drejtësi. Në një konferencë që shënoi përfundimin e mandatit kushtetues të KPK dhe Institucionit të Komisionerëve Publikë (IKP), VanHorn vlerësoi punën e vettingun për gjyqatrët dhe prokurorët, duke theksuar se kjo reformë po bën një ndryshim të prekshëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Populli i Shqipërisë duhet ta dijë se zyrtarët e qeverisë po mbahen llogaridhënës dhe kjo do të vazhdojë falë punës së mirë të shqiptarëve trima si ju,” u shpreh VanHorn, duke lavdëruar sakrificat dhe guximin e komisionerëve, të cilët tha se kanë treguar guxim të jashtëzakonshëm për t'u përballur me hakmarrjen lidhur me vendimet jopoullore që kanë marrë.
Sa i takon reformës në drejtësi, VanHorn tha se shumë e kanë refuzuar, ndërsa vlerësoi punën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) duke thënë se po përpiqen që të gjykojnë bosët e krimit dhe zyrtarët e lartë të korruptuar. E ngarkuara me punë e SHBA në Shqipëri theksoi se kërkesa e popullit shqiptar për drejtësi mbetet po aq e fortë sa në vitin 2016, kur u miratua. Vazhdoni me luftën kundër korrupsionit, ishte mesazhi i qartë i saj, duke thënë se SHBA e kanë në krah gjatë këtij rrugëtimi.
“Ju keni ndërtuar institucione të reja të drejtësisë në emër të popullit shqiptar. Tani është thelbësore që ato të përdoren në mënyrë efikase, të pavarur dhe të paanshme,” u shpreh ajo, duke nënvizuar nevojën për të vijuar me luftën kundër përpara pavarësisht pengesave.
Ambasadori i BE -së në Tiranë, Silvio Gonzato theksoi se puna e këtyre institucioneve ka qenë thelbësore për rikthimin e besimit të publikut tek drejtësia dhe përparimin e reformës. Ai nënvizoi rëndësinë e ruajtjes së pavarësisë dhe standardeve të larta të krijuara nga institucionet e vettingut.
“KLGJ dhe KLP duhet të japin prova konkrete dhe të ruajnë standardet e organeve të vettingut. Gjithashtu, institucionet e vettingut duhet t’i referojnë çështjet e identifikuara për hetim Prokurorisë dhe SPAK,” tha Gonzato.
I pranishëm në takim ishte edhe kreu i SPAK, Altin Dumani, i cili tha se pandëshkueshmëria po tronditet. Nga 31 dhjetori, të gjitha çështjet e papërfunduara nga Komisionerët Publikë do t’i kalojnë SPAK, gjë për të cilën Dumani thotë se do rrisë ndjeshëm ngarkesën për prokurorët e posaçëm.
“Pandëshkueshmëria po tronditet, por për të ruajtur besimin e qytetarëve duhet të koordinojmë përpjekjet për integritet dhe profesionalizëm,” përfundoi Dumani, duke falënderuar për punën voluminoze të institucioneve gjatë këtyre viteve.
Kryetari i KPK-së, Roland Ilia, deklaroi se deri më tani janë verifikuar 808 subjekte, ku janë dhënë 373 vendime për konfirmim në detyrë, 268 shkarkim dhe 105 për ndërprerje të procesit të verifikimit. Ai theksoi se 89% e vendimeve të KPK kanë mbetur të pandryshuara, duke treguar qëndrueshmërinë e punës së institucionit.
Ndërkohë Komisioneri Publik Florian Ballhysa i cili pritet të mbyllë mandatin dhe ti kalojë kompetencat kreut të SPAK, Altin Dumani vlerësoi se standardet e vendosura nga proecsi i rivlerësimit kalimtar janë të larta e si të tilla kërkohet që të ruhen ato.
"Kjo sakrificë do tia vlejë në fund të fundit, në rast se do të shërbejë sadopak që fëmijët tanë një ditë të jenë qytetarë të Bashkimit Euripian" tha ai.
E ndërsa KPA do të vijojë mandatin kushtetues për të shqyrtuar apelimet e shkarkimeve nga Vettingu deri në qershor të 2026, përfaqësuesi i saj, Sokol Çomo tha se janë 120 subjekte të rivlerësimit që presin filtrin e KPA. Për vitin 2025 janë planifikuar të filtrohen 80 subjekte, ndërsa në gjashtë muajt e parë të 2026-ës do të shqyrtohen 40 të tjera, duke garantuar mbylljen në afat të procesit të rivlerësimit.
Kreu i Komisionit të Pavarur të Kualifikimeve Roland Ilia deklaroi sot se, KPK verifikoi 805 subjekte rivlerësimi, nga të cilat 373 vendime u dhanë për konfirmim në detyrë, 268 vendime u dhanë për shkarkim nga detyra.
Në konferencën “7 vite rivlerësim kalimtar i gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, që shënon përfundimin e mandatit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe institucionit të Komisionerevë Publikë, ai tha se nga 805 vendime të dhëna nga KPK-ja, 89% e vendimeve të KPK-së kanë mbetur të pandryshuara.
‘Nga shkurti i vitit 2018 deri në 21 nëntor të vitit 2024, datë kjo që shënon edhe vendimin e fundit të Komisionit u verifikuan 805 subjekte rivlerësimi, nga të cilat 373 vendime u dhanë për konfirmim në detyrë, 268 vendime u dhanë për shkarkim nga detyra, 105 vendime për ndërprerje procesi, 8 vendime për pushimin e procesit, 49 vendime për përfundimin e procesit pa një vendim përfundimtar dhe 2 vendime për pezullimin nga detyra. Deri tani, pra 805 vendime të dhëna nga KPK-ja, 89% e vendimeve të KPK-së kanë mbetur të pandryshuara dhe vetëm 11% e tyre kanë ndryshuar, tregues ky shumë i rëndësishëm për qëndrueshmërinë e vendimmarrjeve të shkallës së parë të vetingut”, tha ai.
Ilia falënderoi për besimin edhe partnerët ndërkombëtarë të SHBA-së dhe BE-së.
'Partnerët tanë historikë, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë qenë dhe mbeten mbështetës të reformave të thella të ndërmara në vend, duke nisur me atë të vendosjes së ekonomisë së tregut, forcimit të demokracisë, sundimit të ligjit dhe së fundmi duke mbështetur fort reformën në drejtësi dhe vazhdimin e saj.
Reforma në sistemin e drejtësisë erdhi si rezultat i domosdoshmërisë për të konsoliduar pushtetin gjyqësor në disa aspekte dhe për të rikthyer besimin e publikut. Për këtë arsye, rivlerësimi i magjistratëve u bë një kusht i domosdoshëm për reformimin e thellë të këtij sistemi, detyrë kjo që iu besua tri organeve, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Institucionit të Komisionerëve Publikë dhe Kolegjit të Posaçëm të Apelimit’, tha ai.
Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ilir Rusi në fjalën e tij nga konferenca që shënoi përfundimin e mandatit kushtetues të KPK dhe Institucionit të Komisionerëve Publikë (KKP), u shpreh se KLGJ i ka të gjitha kapacitet administrative e ligjore për të vijuar më tej procesin e vlerësimit kalimtar për magjistratët.
‘KLGJ i ka demostruar kapacitetet e veta për 3 komponentë në të cilët procesi i vetingut është bazuar që janë vlerësimi etik dhe profesional, i figurës dhe pasurisë. KLGJ që kur është formatuar është ideuar që nëse do të vijë një moment, kur mandati i disa organeve që kanë kryer vlerësimin kalimtar të magjistratëve do të përfundonte do ta vijonte më tej KLGJ. KLGJ i ka të gjitha kapacitet administrative ligjore për të vijuar më tej procesin e vlerësimit kalimtar për të mirën e vendit dhe do të jetë i bazuar në disa parametra, shpejtësinë profesionalizimin dhe transparencën. Suksese ata që kanë kontribuuar në këtë proces, vlerësim për punë e tyre. Kjo është puna jonë dhe ne do ta bëjmë në të mirën e Shqipërisë’, tha ai.
Ambasadori i BE -së në Tiranë, Silvio Gonzato, ditën e sotme nga konferenca që shënoi përfundimin e mandatit kushtetues të KPK dhe Institucionit të Komisionerëve Publikë (KKP), u shpreh se duhet që të ruhet integriteti i gjyqësorit.
Ambasadori vlerësoi punën e këtyre 7 viteve, duke e cilësuar si një arritje të madhe.
'Ky nuk ka qenë një proces i lehtë. Profesionalizimi që ju treguat në këtë udhtim më lejoni që të përgezoj komisinerët për kontrinutin e tyre që të sigurohej pavarësia e sistemit të drejtësisë për të risjell besimin e publikut tek institucionet e drejtësisë. Ajo që keni bërë deri tani është një nga disa gjëra dhe keni dhënë një kontribut të madh edhe për çeljen e grupkaputullit të parë të negociatave me BE. Puna që është bërë deri tani nuk duhet që të humbas dhe pavarësia e institucionet duhet që të ruhet.
KLGJ dhe KLP duhet të japin prova konkrete dhe të ruajnë standardet e organve të vetingut. Një aspektë tjetër për të cilin i jemi referuar ne është rëndësia që kanë institucionet e vetingut që duhet ti referojnë cështjet prokurorisë dhe SPAK. Në mbyllje mendoj se ajo që keni bërë në këto 7 vite është në arritje dhe një punë e madhe, dhe ka bërë atë që e ka sjell Shqipërinë më pranë BE dhe anëtarësimit. Gjyqësori duhet të jetë i pavarur dhe të ruhet integriteti i tij, në mënyrë që çdo qytetarë të ketë qasje në drejtësi', tha ai.
Nga konferenca për vlerësimin e punës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) dhe Institucionit të Komisionerëve Publikë (IKP) në përfundim të mandatit të tyre kushtetues, Altin Dumani u shpreh se reforma në drejtësi ka dhënë frytet e saj. Sipas kreut të SPAK është goditur pandëshkueshmëria dhe mendësia e vjetër.
Reforma ka sjellë gjithashtu ngritjen e institucioneve të rëndësishme si KPK, KPA, dhe SPAK, të cilat kanë luajtur një rol kyç në ndërtimin e një sistemi drejtësie të pavarur dhe të drejtë.
Ai gjithashtu ka përmendur sfidat që janë shoqëruar me këto procese, siç është ngarkesa e madhe për prokurorët dhe çështjet që kërkojnë zgjidhje të shpejta, duke përfshirë administrimin e çështjeve të Komisionerit Publik dhe kalimin e çështjeve të pazgjidhura tek SPAK.
'Është kënaqësi të ndaj disa referimet për disa procese të rëndësishme që i dhanë formë reformës. Për një demokraci më të fortë për të bërë të sigurt rrugën në BE. 7 vite nuk janë pak reforma ishte transformuese duke përshkruaer një proces gjithpërfshirës me të vetmin qëllim për ti sjell vendit sistem drejtësie profesional, me integritet me gjithçka tu kthejë besimin tek institucionet e reja të drejtësisë. 7 vite nuk janë pak për një punë voluminoze. KPK, KPA bën një punë me shembullin e tyre vendosën gur themelin e një ndërtese të re, të përzgjedhurit sot e konsideruan përgjegjësi të jenë pjesë e saj.
SPAK është një institucion i pavarur dhe 20 prokurorët në proces skanues. U ngritën murët e drejtësisë së re. Institucionet do luajnë rol në rrëzimin e mendësisë. Pandëshkueshmëria po tronditet sot. Një përparësi nga 31 dhjetori është administrimi i Komisionerëve Publikë, të gjitha çështjet e papërfunduara do i kalojnë SPAK. Parashikohet që drejtuesi do ketë një anagazhim shumë të madhe në përfaqësimin e këtyre çështjeve të Komisioni Pavarur Ankimimit.
Procesi i vettingut përbn një ngarkesë të madhe për prokurorët për plotësimin e dokumentacionit. Kjo sfidë bëhet më e ndjeshme për ndjekjen e çështjeve penale. Për të ruajtur besimin që qytetarët kanë tek ne duhet të koordinojmë përpjekjet për integritet dhe profesionalizëm. Ju falenderoj për punën gjatë këtyre viteve.'
E ngarkuara me punë e SHBA në vendin tonë, Nancy VanHorn dha mesazh të qartë për mbështetjen e reformës në drejtësi. Nga konferenca për vlerësimin e punës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) dhe Institucionit të Komisionerëve Publikë (IKP) në përfundim të mandatit të tyre kushtetues, VanHorn “populli i Shqipërisë duhet ta dijë se zyrtarët e qeverisë po mbahen llogaridhënës dhe do vazhdojë falë punës së mirë të shqiptarëve trima si ju”.
Që nga viti 2018 komisonerët kanë punuar me zell për të shikuar integritetin e gjyqtarëve dhe prokurorët, ju keni vendosur një standard që mbahet si shembull jo vetëm në Europë pro edhe vende tjera. Proces i vështirë, por premtues për një shoqëri më të drejtë për gjithë qytetarët. Ka pasur rezistencë ndaj reformës në drejtësi dhe kjo vazhdon edhe sot në disa vende. Komisionerët kanë bërë sakrifica të mëdha si profesionale. Edhe vetjake, kanë marrë vendime jo popullore. Kanë treguar guxim të jashtëzakonshëm për tu përballur me hakmarrjen për këto vendime jopoullore shkarkimi. Populli i Shqipërisë duhet ta dijë se zyrtarët e qeverisë po mbahen llogaridhënës dhe do vazhdojë falë punës së mirë të shqiptarëve trima si ju. Festojmë këtë gur kilometrik të shkëlqyer të arritjeve të organeve të vettingut sot. Rivlerësimi s’ka përfunduar, kërkesa e popullit shqiptar për drejtësi është po aq e fortë sa në 2016, kjo është falë punë suaj. Prokurorët në SPAK po luftojnë për të çuar para gjykatës bosët e krimit dhe figurat të larta të korruptuara. Ju nxis të gjithëve ju që ndodheni sot që të ndiheni krenar për të këto arritje.
Mbetet më shumë për të bërë, ju keni ndërtuar institucionet të reja të drejtësisë në emër të popullit shqiptar. E rëndësishme t’i përdorni në masën e duhur, duhet të jeni efikase, të pavarur dhe të paanshëm. Duhet të vazhdoni punën para çdo pengese, ne jemi me ju që nga 2016 dhe po fillojmë të shohim ndikimin drejtësisë. Vazhdoni këtë progres kundër korrupsionit.