Pasuria e vajzës dhe kontakte me të inkriminuar/ KPK 'djeg' Gani Dizdarin, të fundin e Kushtetueses

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar gjyqtarin e Kushtetueses, Gani Dizdarin, duke e larguar nga sistemi i drejtësisë. I fundit i Kushtetueses u dogj për shkak të pasurisë dhe kontakteve me të inkriminuar. Blerja e një apartamenti nga vajza e gjyqtarit, Anisa Dizdari, deklaronte me çmime të ndryshme, në 2009 94 mijë euro dhe në 2017, 73 mijë euro. Vajza deklaron se ka marrë 2 hua për apartamentin, por sipas KPK, personat që i kanë dhënë hua, nuk kanë të ardhura të mjaftueshme

Trupa e KPK-së përbëhej nga Pamela Qirko, Roland Ilia dhe Olsi Komici. Gjyqtari s'ka qenë vetë i pranishëm në seancë, por është përfaqësuar nga avokati Sokol Hazizaj. Vendimi ka ardhur pas konstatimit se në deklarimin e pasurisë së gjyqtarit kishte kontradikta mes çmimit të blerjes dhe sipërfaqes. 

Me shkarkimin e Dizdarit, mbyllet kështu procesi i Vettingut për të gjithë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, e cila tashmë është në kolaps pasi vetëm dy anëtarë kaluan Vettingun. Bashkim Dedja dhe Vitore Tusha kaluan me sukses Vettingun, ndërsa janë larguar nga Vettingu ish-anëtarët e Kushtetueses Fatos Lulo, Altina Xhoxhaj dhe Fatmir Hoxhaj. Ndërkohë që Besnik Imeraj dha dorëheqjen dhe i shpëtoi Vettingut. Me largimin e Gani Dizdarit, shkon në pesë numri i anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese që 'firojnë' nga sistemi i drejtësisë.

Ndër të tjera, gjyqtari nuk ka deklaruar as në ILKDPI dhe as në Vetting, dhurimin e mbi 10 mijë eurove për t’u kuruar në Gjermani. Ndërkohë, vajza e gjyqtarit Anisa Dizdari deklaron se ka blerë apartamentin me hua nga 4 shtetas përfshirë babain e saj gjyqtar, në deklaratën e së cilës çdo herë deklarohet një çmim dhe sipërfaqe e ndryshme. Në 2009 KPK thotë 94 mijë euro dhe në 2017 thotë 73 mijë euro. 20 mijë eurot e marra nga kompania e ndërtimit vajza e avokatit nuk i ka deklaruar as në ILDKPI dhe as në Vetting edhe pse e ka detyrim ligjor.

Sipas një hetimi të KPK-së huadhënësit s’kanë pasur burime te ligjshme për t’ia dhënë vajzës së gjyqtarit por huaja rezulton ende e pashërblyer. Huaja që Anisa ka marrë prej 36 mijë euro nga shtetasi  Sh.D, rezulton se s’ka patur burime të ligjshme. Huaja e marrë prej 20 mijë euro nga shtetasi M.L. nga tatimet rezulton se as ky shtetas s’ka patur të ardhura.

Ndërsa shumën tjetër prej 26 mijë euro Anisës ia ka dhënë ish-bashkëshorti i saj. Sipas deklarimeve të saj rezulton se ai ka qënë emigrant dhe i ka fituar nga paga e tij. Në pasurinë e Anisës figuron dhe një automjet Mercedez Benz me vlerë 900 mijë lekë, për të cilin sërish ka gënjyer.

Ndër të tjera rezulton Dizdari ka kontakte dhe ka kaluar kufirin disa herë me automjetin e shtetasit A.L, i cili është i dënuar. Dizdari është shprehur se ka marrëdhënie familjare me të, ndërsa KPK shprehet se jemi para rastit të ekzistencës të një kontakti që mund të lidhet me krimin e organizuar pasi shtetasi A.L. është dënuar për ushtrim ndikimi të paligjshëm, rryshfet dhe korrupsion.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Artan: 17/07/2018 08:05

    Po leket e gjyqtareve qr kane shkolluan femijet jashte shtetit i shikon ky komision? Te shohim si do tabjustifikoje pasurine Flutura Skenderi ku vajza u shkolluanper 5 vjet jasht shtetti. Me cfare leke u pagua shkolla e saj? Keshtu jane dhe gjyqtaret e tjere qe femijet u jane shkolluar jashte shtetit me millionat e punes si gjyqtar.

    Përgjigju
  • O bo bo ç'na polli belaja.: 16/07/2018 23:52

    O zot o zot ku ka perfunduar Shqiperia.Edhe ne epoken e gurit ka pasur shtet me te denje.

    Përgjigju
  • Highlanderi: 16/07/2018 16:58

    Kjo eshte drejtesia shqiptare e vendosur nga shpellari Berishe. Jashtqitje te zorres se trashe Berishe & CO te drejtesise

    Përgjigju
  • redi: 16/07/2018 15:59

    Skandal ne drejtesine shqiptare , vetem nga organi me i larte i Kushtetueses kane hapur krahun , deri tani gjysma e tyre . A ka pergjegjesi politike dhe morale ato politikane qe i suportuan si Saliu dhe Nishani

    Përgjigju
  • Kafsha: 16/07/2018 10:43

    Popull bagtia të ngrihet në protesta të forta duke shtuar volumin e ndjesisë për të kërkuar edhe arrestimin e gjith fundërrinave që shkatërruan atdheun për 28 vjet duke e kthyer atë në çiflik të fëmijëve të tyre, dhe të mos flejë..Të mos mjaftohet vetëm me shkarkime.. Fundërrinat të burgosen dhe pasuritë e tyre tu kalojnë shkollave, azileve, materniteteve, kopshteve e çerdheve. Gjithashtu ushtria me “juntë” të “pastrojë” bregdetin nga Konispoli në Vermosh duke shembur gjith beton shëmtirën e krijuar këta 28 vjet në një rreze prej dy kilometeash nga bregu i detit për në brendësi të territorit. Gjith fundërrinat duke filluar nga banorë neandërtalë që kanë bërë masakra mjedisore në bashkëpunim me pushtetarë lokalë brekmuta të palarë, avokatë e noterë, arkitektë matrapazë e policë fshatarë, të burgosen menjëherë!

    Përgjigju
    • Shqiptari: 16/07/2018 11:13

      Asnje pike e as nje presje....

  • zzzzzz...............z: 16/07/2018 10:39

    PO CA VETINGU ESHTE KUR: PROKURORI I PERGJ ME SHKOLLE FILLORE ,GJYKATES TE KORRUPTUAR ANTARET E KOM TE VETINGUT GJYSMA TE PAAFTE DHE SI PERFUNDIM NESE VENDIMET E KETYRE QE U SHKARKUAN POR QE DUHET TE DENOHEN NUK RISHIKOHEN ATEHERE VETINGU BEHET PER TE KALU RRADHEN PASI CDO VENDIM I KETYRE KA LENE PASOJA NE SHOQERINE E VENDIT DUKE U DHENE TE DREJTE MAFIOZEVE TE CILET TANI U PASURUAN DHE SI PERFUNDIM POPULLI PO VUAN......

    Përgjigju
    • Shoku tarras: 16/07/2018 15:17

      Mëso njëherë të shkruash shqip. Pastaj mund të vijosh me komentet.

  • Toni: 16/07/2018 10:12

    Trecereku i ketyre kane avokat Sokol Hazizaj. Bejini dhe ketij Sokolit ndonje vetting ta shohim si del

    Përgjigju
  • "Shtëpia DIGJET , Fredi KRIHET": 16/07/2018 10:01

    GJYKATËS KRIMINEL , HAJDUT , BANDIT , KUSAR , PLEHRË , FUNDËRRINË , LLUM i SHOQËRISË , më keq sesa Familja e SHTHURUR e Fredi ZORRAXHIUT , që ja u ka hapur Farfallon Loshi i madh ! Pa prezencën e Loshit , Fredi MATUFI Nuk do kishte FAMILJE !!!

    Përgjigju
  • Fredi PUSHTI: 16/07/2018 09:55

    Ky Gjykatësi duhet VARUR tek Sheshi SKËNDËRBEJ bashkë me Fredi PithRobin , që po mos të ishte Loshi , Nuk do kishte Fëmijë !!! Të RROJ Loshi sa Malet , sepse po të ishte për Fredi ZGJEBSIN !!!?? Loshi ja ngron mirë Vezët Gruas Fredit ! Fredi + Gjeo-Anal-isti Zvicrës =PD , SHIT , KRIM , DROGË !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni urdhrin për heqjen e pushimeve verore për policët?



×

Lajmi i fundit

Baton Haxhiu gënjeu, në SPAK ishte pyetur për Ilir Metën, në maj deklaroi se kishte shkuar për intervistë

Baton Haxhiu gënjeu, në SPAK ishte pyetur për Ilir Metën, në maj deklaroi se kishte shkuar për intervistë