KPK ka vendosur shkarkimin e Bevis Shehaj, gjyqtarit të gjykatës administrative në Vlorë. Në pamjet e LSA duket se familjarët kanë reaguar pas vendimit. Nëna e gjyqtarit Shehaj i ka drejtuar gishtin anëtarit të trupës gjykuese, Olsi Komici duke e akuzuar se ka marrë ryshfet për të dhënë këtë vendim.

Para dy ditësh, Shehaj u përball me gjetjet e reja të KPK në tre kriteret e vlerësimit të konstatuara pas riçeljes së hetimit për shkak të denoncimeve të kryera pas seancës së parë dëgjimore të KPK.

KPK ngriti pikëpyetje për vendime të gjyqtarit Shehaj të marra në cënim të procesit të rregullt ligjor apo në kushtet e konkfliktit të interesit, konstatime që u kundërshtuan nga subjekti si dhe balanca negative në vlera të mëdha për pasuritë e krijuara prej prindërve, përpara se ai të emërohej si gjyqtar.