KPK shkarkon kreun e gjykatës së Pukës, ONM e denoncoi për 19 sms kërcënuese ndaj qytetares

KPK shkarkon kreun e gjykatës së Pukës, ONM e denoncoi për 19 sms kërcënuese ndaj qytetares

Seanca per Izet Kadana ne KPK me 18 dhjetor

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi sot seancën dëgjimore me Kryetarin e Gjykatës së Pukës, Izet Kadana. Trupa gjykuese që ka kryer procesin e rivlerësimit për gjyqtarin përbëhet nga Lulzim Hamitaj, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli. Gjyqtari iu nënshtrua filtrave të Vettingut për tre kritere, atë të pasurisë, kriterin profesional dhe pastërtinë e figurës. Gjatë seancës dëgjimore më 18 dhjetor LEXO KËTU përfaqësuesi i ONM-së Theo Jacobs ngriti pikëpyetje për figurën e gjyqtarit. Janë të paktën 19 mesazhe kërcënuese të dërguara nga gjyqtari ndaj një qytetareje, të cilës Kadana i shkruante “a e di ti kush jam unë" dhe "do ta shikosh çdo të bej", gjë që solli edhe shpërthimin e Jacobs. Sipas gjetjeve të KPK, e njëjta qytetare ishte shmangur nga gara për një vend pune, të cilën e kishte fituar bashkëshortja e gjyqtarit. Por mesazhet u interpretuan nga avokati si shprehje e zhgënjimit, çka solli shpërthimin e Theo Jacobs. “Formulimi i fjalive në mesazhe nuk ishin të një personi të zhgënjyer, por ishin fjalë të dikujt që të kërcënon. Në 36 vjet eksperiencë si gjyqtar nuk kam parë asnjëherë kaq hapur që dikush të përdorë pozitën e tij për të influencuar një vendimmarrje publike për përfitime personale’-u shpreh Jocobs.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin

Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin