Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi sot seancën dëgjimore me Kryetarin e Gjykatës së Pukës, Izet Kadana. Trupa gjykuese që ka kryer procesin e rivlerësimit për gjyqtarin përbëhet nga Lulzim Hamitaj, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli. Gjyqtari do t'i nënshtrohet filtrave të Vettingut për tre kritere, atë të pasurisë, kriterin profesional dhe pastërtinë e figurës.
Mirëpo gjatë kësaj seance dëgjimore përfaqësuesi i ONM-së Theo Jacobs ka ngritur pikëpyetje për figurën e gjyqtarit. Janë të paktën 19 mesazhe kërcënuese të dërguara nga gjyqtari ndaj një qytetareje, të cilës Kadana i shkruante “a e di ti kush jam unë" dhe "do ta shikosh çdo të bej", gjë që solli edhe shpërthimin e Jacobs. Sipas gjetjeve të KPK, e njëjta qytetare ishte shmangur nga gara për një vend pune, të cilën e kishte fituar bashkëshortja e gjyqtarit. Por mesazhet u interpretuan nga avokati si shprehje e zhgënjimit, çka solli shpërthimin e Theo Jacobs.
Formulimi i fjalive në mesazhe nuk ishin të një personi të zhgënjyer, por ishin fjalë të dikujt që të kërcënon. Në 36 vjet eksperiencë si gjyqtar nuk kam parë asnjëherë kaq hapur që dikush të përdorë pozitën e tij për të influencuar një vendimmarrje publike për përfitime personale.
Theo Jacobs, përfaqësues i ONM
Nisur nga raporti i lexuar nga KPK, thuhej se kryetari i Gjykatës Pukë kishte disa nipa me probleme me ligjin, prej të cilëve ai u distancua. Megjithatë mbetet për t'u parë vendimi që do të merret nga trupa e KPK seancën e ardhshme.
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7469
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pas vendimit të KPA, Prokurorja Antoneta Sevdari kthehet në detyrë! Shteti duhet t’i kthejë pagat që prej përjashtimit në shkurt 2019
13 Maj, 12:54
-
Raporti për lirinë/ Freedom House: Qasja e shqiptarëve në drejtësi po përmirësohet! Shqipëria dhe Kosova vende ‘pjesërisht të lira’ pavarësisht përparimeve
29 Shkurt, 07:43
-
U shpall fajtor për fshehje pasurie, Ish anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Ardian Hajdari dënohet me 1 vit burg! Dënimi i konvertohet në 2 vite shërbim prove
24 Janar, 13:18
-
Rikthimi i Vetting-ut në polici, 33 drejtues ‘në sitën’ e AMP-së! Kreu i sindikatës së policisë: Ligji u jep të drejtën efektivëve ta shmangin filtrin
18 Qershor 2023, 16:27
-
E ‘harroi’ KLD-ja / Vetingu shkarkon Majlinda Andrean 6 vite pasi dënimit për korrupsion, ish anëtarja e Gjykatës së Lartë shpëtoi Metën dhe Mediun nga burgu
5 Qershor 2023, 17:17
-
KPA lë në fuqi vendimin e KPK-së për shkarkimin e gjyqtares së Apelit Nure Dreni
15 Mars 2023, 19:13
-
Bilanci i 2022/ Lista me 94 gjyqtarët dhe prokurorët që 'ia mbathën' nga frika e Vettingut, përjashtohen të gjithë nga drejtësia! 15 subjekte të dorëhequra
2 Janar 2023, 16:19
-
Nënshkruhet marrëveshja Kosovë-Shqipëri për sistemin ligjor, Bushka: Historike! Rrustemi: Përvoja me Vettingun, e nevojshme për ne
21 Nëntor 2022, 12:22
-
Probleme me 3 shtyllat e vettingut, shkarkohet nga detyra gjyqtarja Ariana Caco! Pjesë e trupës gjykuese së procesit të 21 Janarit
7 Tetor 2022, 10:03
-
KPK e shkarkoi Gjovalin Përnocën, KPA lë në fuqi vendimin! Largohet nga detyra gjyqtari i Krimeve të Rënda
25 Korrik 2022, 21:49
-
Ylli Pata: Sali Berisha nuk ka armik Edi Ramën, por Theo Jacobs
12 Korrik 2022, 18:24
-
Reforma në drejtësi DUHEJ!
6 Korrik 2022, 17:25