KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren e Gjykatës së Tiranës Mariana Sheganin

KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren e Gjykatës së Tiranës Mariana Sheganin

Marjana Shegani

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren e Gjykatës së Tiranës Mariana Shegani.

Gjyqtarja e Gjykatë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Mariana Sehgani (Dedi) u përball në seancën dëgjimorë publike me gjetjet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, pak ditë më parë. Trupi gjykues i KPK-së përbëhej nga Suela Zhegu kryesuese, Brunilda Bekteshi relatore dhe Firdes Shuli anëtare.

Gjatë relatimit të gjetjeve të hetimit administrativ, Bekteshi vuri në pah se Komisioni kishte konstatuar një numër problemesh me deklarimin e pasurisë së subjektit, përfshirë mungesë burimesh të ligjshme për asetet e paluajtshme, mosdeklarim të detyrimeve financiare ndaj personave të lidhur, si dhe balanca negative në analizën e burimeve për pasuritë e luatjshme.

Ndërkohë, gjyqtarja që ka një karrierë të gjatë tre dekada në Gjykatën e Tiranës, u vlerësua pozitivisht për sa i përket pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 23/02/2021 23:45

    Tani nje pyetje kam:si ka mundesi, te dalesh paster ne profesion e figure,kur digjesh per pasuri, qe me rrogen qe ke, do te te duheshin dekada per ta krijuar ? Per te vene kete pasuri te dyshimte,a nuk duhet te marresh lek nga persona me te kaluar, per ndryshim vendimi padrejtesisht e keshtu te bie dhe profesionalizmi?Sepse le te themi, qe me ligj, X duhej denuar me 20 vjet sipas ligjit,por duke marre para nga miku Y i X, e ke denuar kete te fundit me 10 vjet,ne kundeshtim me ligjin.Keshtu ,kontaktin me person te gabuar e ke bere,ligjin,profesinalisht e me deshire e ke thyer dhe parate per kete akt i ke marre e i ke investuar ne pasuri te patundshme.A nuk jane te treja shkallet te lidhura me njera tjetren e rezultat i njera tjetres?Per mendimin tim ,nese Vetingu do ishte i plote,kjo dhe koleget e saj ,nese digjeshin per pasurine,automatikisht,duheshin djegur dhe per pastertine e figures e profesionalizem.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Këngëtarja Parashqevi Simaku komunikon me djalin dhe ish-bashkëshortin

Këngëtarja Parashqevi Simaku komunikon me djalin dhe ish-bashkëshortin