KPK ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Tiranës, Altin Abdiu, djalin e Fehmi Abdiut, ish kreu i Gjykatës Kushtetuese. Nga gjetjet e KPK rezulton se nuk kishte burime për justifikim të pasurisë. Prej vitit 1995, shërbeu si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Fatin e tij në drejtësi do ta japë Kolegji i Posaçëm i Apelimit që jep vendimin përfundimtar në procesin e vettingut.Altin Abdiu është i biri i Fehmi Abdiut, i zgjedhur që nga viti 1998 në funksionin e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese,  të cilin e mbajti deri në vitin 2004.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.