Zyrarisht pa mandat! Opozita nga sot, pa rrogë deputeti

Nga sot, zyrtarisht, e gjitha opozita e bashkuar, nuk ka më deputetë në Kuvendin e Shqipërisë. Asnjëri prej tyre, që hoqën dorë nga mandati, nuk do të gëzojë të drejtat e deputetit.

Pasi Kuvendi shpalli dje vakancat, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka vijuar proceduar për të zëvendësuar si deputetët e opozitës, me kandidatët pasues në listat e PD-së, LSI-së, dhe aleatëve në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.

Në një deklaratë për mediat sot, zëdhënësja e KQZ-së, u bëri thirrje kandidatëve të listave, se kanë 10 ditë kohë për të dorëzuar formularët e vetëdeklarimit.

Kështu, nga sot, të gjithë përfaqësuesit e opozitës, quhen ish-deputetë, duke mos gëzuar më të drejtën për të marrë rrogë, dhe të gjitha përfitimet e tjera që buronin nga mandati. Atribute që i kalojnë të gjitha një kandidati në listat e forcave opozitare, nëse ai do të pranojë mandatin e deputetit.

Deri më tani kundër vendimit të grupeve, kanë dalë deputeti i PD-së, Mylsim Murrizi dhe Lefter Koka i Lëvizjes Socialiste për Integrim, ndërsa ende është pezull vendimi i deputetes Rudina Hajdari, vajzës së të ndjerit Azem Hajdari.

Deklarata e zëdhënëses së KQZ-së, Drilona Hoxhaj.

Duke marrë shkas nga sensitiviteti i treguar nga media dhe opinioni publik lidhur me çeshtjen e zëvëndësimit të vakancave të krijuara në Kuvendin e Shqipërisë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ju bën me dije se,në KQZ mbërritur kërkesa e Kuvendit të Shqipërisë për plotësimin e vendeve vakante për 57 deputetë të dorëhequr.

KQZ konfirmon vijimin e procedurave të mëtejshme në zbatim të nenit 164 të Kodit Zgjedhor.

Ligji i kërkon KQZ-së që të kontaktojë kandidatët e listave respektive sipas radhës dhe t’u kërkojë atyre plotësimin e formularit të vetëdeklarimit pa të cilin nuk mund të marrin vertëtimin e zgjedhjes. Kandidatët e listës shumemërore kanë afat 10 ditë për dorëzimin e formularit të vetëdeklarimit.

Pas verifikimit dhe shqyrtimit nga Administrata e KQZ-së zëvëndësimet e vakancave të krijuara, do të kalojnë në mbledhjet publike të KQZ-së.

Komisioni Qendor i Zgjedhjeve garanton se do të zbatojë ligjin me rigorozitet.

Faleminderit!

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gezim: 26/02/2019 21:05

    eshte per tardh keq qe nji njeri me shkoll si Rudina duhet me lon deputetllikun sepse disa idiot te PD kon venos. ajo ishte vertet e ardhmja e asaj partie. Ajo la ameriken, shkaterroi familjen e saj u nda nga burri, per tiu dediku ktij poplli. e tashti duhet qe te vendosi kunder deshires dhe vullnetit te saj. shume shume keq!

    Përgjigju
  • Genci: 26/02/2019 16:30

    Jo vetem rroga Jo dhe Jo por ti konfiskohet pasuria sidomos vilat ne Lalez mos te shkojne populli tua shembin

    Përgjigju
  • RRUSHI LEMES: 26/02/2019 15:31

    Po kur paguhej me leket tona super salianji oooo zot pra. Te shporren keta ndyresira. Kane qe ne 2013 nuk fitojne dot asnje pale zgjedhje dhe duan ta marrin pushtetin me p.... e nones se vet. Te shporren

    Përgjigju
  • Populli: 26/02/2019 14:52

    O zot cfare dite,te mos futen me plehrat ne Parlament,dite feste per gjithe popullin,tamam parlamenti te jete me 70 deputete aq sa kemi mbetur ne jane shume per te paguar keta dordolece.

    Përgjigju
  • Donela: 26/02/2019 13:51

    Dite e bukur per Shqiperine,

    Përgjigju
  • Cen: 26/02/2019 13:09

    Perse nuk jep doreheqjen Kryetari i KQZ???!!!

    Përgjigju
  • Fredi: 26/02/2019 12:12

    Nuk thua shyqyr se jemi në hall te madh qe pas 30 vjeteve rroga t papame pa prodhu asigjo më në fund do mbeten shum pa nje te tille. Shpresojm te jet e vertet!

    Përgjigju
  • dita: 26/02/2019 12:01

    Me ligjet qe kane bere marrin gjysmen e rroges pra 70,000 leke.. leri te tjeart se te gjithe kane biznese me fije te dukshme a te padukshme...

    Përgjigju
  • Hinglateri: 26/02/2019 12:01

    Edhe qente e rruges jane gezuar... u shtohet teritor per pshurrur....

    Përgjigju
  • Rruqja: 26/02/2019 11:44

    Jo jo se nuk jane mbreda duke fol per hallet popullit do te luftojn e shkatrrojn jashte per hallet e veta .Opozite sikur jane dy kombesi ne nje shtet .Turq dhe Shqiptar .Turp i pa pam .Ka 6 vjet qe nuk ndigjum njerin deputet te opozites te ngreej shqetesimet e popullit por vetem fjale banale .ky ka gruan kshu ky vjedh ky permjerr ne brek ky bon kte e lloj lloj fjalor BERISHJAN .

    Përgjigju
  • toni: 26/02/2019 11:42

    po si do i mbajne femijet,,se i kan dhe ne shkolla jasht shtetit??

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 26/02/2019 11:18

    Bobo qe sdo te kemi me estrade sepse kur flisnin Luluqi Thuthuqi Saluqi gajaseshim se qeshuri

    Përgjigju
  • Edi: 26/02/2019 11:16

    Nje dite e bukur per Shqiperine !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë