TIRANE- Për herë të parë Komisioni Qendror Zgjedhor gjobit një parti shqiptare për diskriminim të burrave. Gjoba është vënë dje me 8 milionë lekë për Partinë Popullore Kristiandemokrate të Shqipërisë, pasi në listat e kandidatëve për deputetë që janë dorëzuar për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit 2013 janë diskriminuar burrat.
Në listën e kësaj partie në qarqet Tiranë, Elbasan, Gjirokastër, Vlorë, Korçë, Dibër, Berat dhe Fier figurojnë 126 kandidate femra dhe vetëm 41 meshkuj.
Kjo është hera e parë në historinë e zgjedhjeve parlamentare që një parti politike gjobitet për diskriminim të kandidatëve burra.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjobiti dy partitë e mëdha: Partinë Demokratike, dhe Partinë Socialiste, për mos plotësimin e kuotës 30 % për pjesëmarrjen e grave.
Ky vendim i KQZ-së solli reagimin e përfaqësuesit politik të kësaj partie, i cili theksoi se duhet marrë si shembull nga partitë e tjera, në mënyrë që të përfaqësohet sa më mirë gjinia femërore në listat e kandidatëve për deputetë.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com