KQZ dhe OSBE inkurajojnë të rinjtë të marrin pjesë në zgjedhje, Del Monaco: Keni rol të fortë në të ardhmen e vendit, bëjeni zërin tuaj të dëgjohet
Ilirjan Celibashi dhe Del Monaco
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri kanë organizuar një seri aktvitetesh të përqëndruara rreth votuesve të rinj, me qëllim për të rritur pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje.
Me rastin e Ditës Globale të Zgjedhjeve, Prezenca dhe KQZ-ja ftuan të rinj nga i gjithë vendi për të krijuar video dhe slogane për zgjedhjet e përgjithshme të 25 Prillit dhe shpërbleu katër fituesit e konkursit në një ngjarje të organizuar nga Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet Ilirjan Celibashi dhe Shefi i Prezencës Vincenzo Del Monaco.
Fituesit shkëmbyen mendime me Celibashin dhe Del Monaco mbi rritjen e rolit të të rinjve në proceset demokratike, mbi rëndësinë e pjesëmarrjes së tyre në zgjedhje dhe ndikimin që të rinjtë mund të sjellin në jetën politike të vendit.
“Përfshirja e të rinjve përmes konkursit për videon, grafikën dhe sloganin më të mirë për zgjedhjet në celebrimet e Ditës Botërore të Zgjedhjeve, ishte një rast i mirë për të përcjellë mesazhe për angazhimin e të rinjve në procesin zgjedhor dhe të marrin pjesë në votime”, tha Komisioneri Celibashi gjatë vlerësimit të të rinjve që morën pjesë në konkurs.
“Angazhimi i të rinjve në proceset demokratike është një përbërës i rëndësishëm i punës së Prezencës së OSBE-së. Të rinjtë duhet të shkojnë të votojnë Ditën e Zgjedhjeve, të bëhen pjesë e procesit. Ju keni një rol të fortë në të ardhmen e vendit, bëjeni zërin tuaj të dëgjohet”, tha ambasadori Del Monaco gjatë bisedës me të rinjtë.
Celibashi dhe Del Monaco shfrytëzuan rastin për të nxitur të gjithë votuesit të kontrollojnë emrat e tyre në listat e votuesve dhe të kenë një dokument të vlefshëm identifikimi për të qenë në gjendje të votojnë në 25 Prill. Si një ngjarje anësore, Prezenca i dhuroi KQZ-së 700 kopje të shtypura të Kodit Zgjedhor të ndryshuar së fundmi për të ndihmuar komisionerët e zgjedhjeve në organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve të ardhshme.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
24.3%
-
Jo
69.2%
-
Nuk e di
6.5%
Vota total: 107
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë zgjedhës kanë të drejtë të votojnë, por rreth 1 milion s’kanë mundësi praktike të votojnë…
24 Janar, 17:32
-
1/3 e aplikimeve refuzohen, debat në KQZ për diasporën: Merrini në telefon dhe sqarojini për gabimet
24 Janar, 15:44
-
Verifikimi i kandidatëve për zgjedhjet e 11 Majit/ Sula: Ka një kleçkë ligjore dhe 'hipokrizi', ja se si vihemi në lëvizje!
23 Janar, 20:53
-
Aplikimet në KQZ, 60 mijë kërkesa nga diaspora për të votuar më 11 maj! 36 mijë emigrantë u regjistruan
23 Janar, 18:16
-
VKM/ Përgatitjet për zgjedhjet e 11 majit, qeveria alokon 2.5 mld lekë shtesë për KQZ
22 Janar, 18:39
-
Zgjedhjet/ 'Merr jetë' pakti PS-PD, KQZ miraton aktin për listat! Partitë në garë me 186 kandidatë, 46 deputetët e parë të fiksuar
22 Janar, 16:11
-
Aplikimet në KQZ, 55 mijë kërkesa nga diaspora për të votuar më 11 maj! 18 mijë emigrantë të refuzuar
22 Janar, 15:24
-
Zgjedhjet/ Celibashi i flet diasporës: Nuk pranohen dokumentet e huaja identifikuese, fletët e votimit ju vijnë javën e dytë të prillit! Kujdes këto gabime
21 Janar, 19:16
-
Vota e Diasporës për 11 Majin, shkon në mbi 50 mijë numri i emigrantëve që kanë aplikuar! Mbi 25 mijë të miratuara, refuzohen rreth 15 mijë
21 Janar, 17:47
-
Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ tregon se sa të mbyllura do të jenë listat: Për çdo parti, 46 deputetët e parë janë të fiksuar
21 Janar, 17:09
-
Zgjedhjet/ Report Tv zbardh propozimet e PD për ndryshimet në Kod: Të votojnë emigrantët me ID ose pasaporta të huaja
21 Janar, 14:46
-
Zgjedhjet/ PS e PD do ndryshojnë Kodin Zgjedhor! Shteti paguan 100% postën për votën e emigrantëve! 200 mijë votues në diasporë pa ID, Celibashi: Zgjasni vlefshmërinë e dokumenteve
20 Janar, 11:00